Personalisht, askush deri më sot nuk e ka akuzuar Gramoz Ruçin për ndonjë akt konkret si ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e fundit komuniste.
Por pas 27 vitesh, është Rrahman Parllaku, një ish-ushtarak i lartë komunist, një prej figurave të larta të luftës dhe njëherësh koka e ushtrisë shqiptare, i dënuar me pas nga regjimi, i cili ka artikuluar një akuzë ndaj atij që sot drejton Kuvendin e Shqipërisë.
Duke folur në Studio e Hapur të Eni Vasilit, Rrahman Parllaku ka thënë se në në vitin e fundit të regjimit, ka dashur që dosja e tij të rikthehej për rekurs në Prokurori, për t’u rigjykuar me ligjet e kohës, pasi kishte bindjen se ishte dënuar me të padrejtë.
Porse, siç tha ai, Gramoz Ruçi, në pozitën e ministrit të Brendshëm nuk pranonte ta ridërgonte dosjen e tij në Prokurori. Për këtë, ai tha se i kishte kërkuar ndihmë vetë Ramiz Alisë, ish-shokë armësh, i cili e kish urdhëruar Ruçin për ta lënë dosjen të rikthehet në Prokurori.
Deri më sot, gjykimi i një pjese të opinionit ndaj Gramoz Ruçit ka qenë i përgjithshëm, si ish-figurë regjimi, pa u shenjuar për diçka konkrete, ndonëse emri iu lakua, më shumë politikisht, në ngjarjet e 2 prillit në Shkodër. /tesheshi.com/