Bajram Gecaj, ish-këshilltar i Mustafës, ka ngacmuar kryeministrin Haradinaj duke ja kujtuar parullën “Poshtë Zajednica”, kjo pas deklaratës që ky i fundit bëri të enjten ku tha se në bazë të Kushtetutës është pranuar të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe duhet vazhduar me hapat tutje.
“Ku e lame e kun a mbeti”… parulla poshtë ‘Zajednica’?Haradinaj mbrëmë në ‘New Bugajski Hour’: ‘…Në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asociacioni, duhet të vazhdojmë me hapat tutje’!Ramush Haradianj (Insjaderi, 17/05/2017): ‘Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë’”, shkruan Gecaj në Facebook. /tesheshi.com/