Michael Morell, një ish-drejtor i përkohshëm i CIA-s, foli për CBS në lidhje me pasojat e mundshme të vdekjes së Qassem Soleimanit, gjeneralit më të fuqishëm iranian, i ngarkuar me punët e Irakut në ushtrinë ideologjike iraniane.
“Soleimani ishte një gjeni i keq që kishte shumë gjak amerikan në duar”, i tha Morell CBS.
“Bota është një vend më i mirë pa të, por problemi është se do të paguhet një çmim i rëndë. Së pari, do të ketë amerikanë të vdekur, civilë të vdekur amerikanë. Mund të ndodhë në ditët e ardhshme në vendet ku Irani ka ndihmës. Me shumë mundësi në Irak por edhe në Liban, Bahrein dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Ai gjithashtu parashikoi një sulm terrorist që do të vriste ndonjë zyrtar amerikan dhe se kjo mund të ndodhte kudo, madje edhe në tokën amerikane. /tesheshi.com/