Arbjola Halimi, ish-deputete e PD-së, i është bashkuar debatit në lidhje me votën pro ndaj Gramoz Ruçit, të dy deputetëve demokratë, në seancën e së shtunës, ku Kuvendi zgjodhi kryetarin e tij.
Ruçi u gjodh me 80 vota pro, nga të cilat 74 të PS, 3 të PDIU-së, Tom Doshit dhe dy ligjvënësve të PD-së, pasi LSI nuk morri pjesë në votim.
Pavarësisht se votimi është i fshehtë dhe është e pamundur të zbulohet se kush ishin ligjvënësit që shkelën vendimin e grupit, akuzat janë drejtuar mbi kreun demokrat Lulzim Basha.
Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Arbiola Halimi kanë kërkuar sqarime nga Basha mbi situatën e krijuar. Disa nga deputetët e rinj të PD-së hodhën versionin e manipulimit të votave, gjë që është kundërshtuar edhe nga ish-kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar.
Përmes një komenti në rrjetet, Arbiola Halimi i kërkon Bashës të mbajë përgjegjësi lidhur me këtë situatë.
“Kryetari i shkrirë duhet fillimisht të përgjigjet se përse u fut në votim, e më pas përse ju shitën deputetët. Përse u fut në një votim ku nuk kishte as komisionerë? Apo e kishte gati skenarin. Turp. Ende të shokuar!”, shkruan Halimi. /tesheshi.com/