Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është liruar nga paraburgimi. Masa e re e shqiptuar ndaj ish-komandant “Dajës” është paraqitja në polici gjatë tre muajve.
Në vendimin e Prokurorisë thuhet se Syla duhet të paraqitet në policinë e Kosovës një herë në javë, në stacionin më të afërt.
Syla, bashkë me një grup prej mbi 60 persona, qe arrestuar për krim të organizuar, në lidhje me disa prona në periferi të Prishtinës.
Përndryshe, edhe Syla është pjesë e përgjimeve të fundit, ku me Adem Grabovcin flasin për punësim të militantëve në pozita shtetërore. /tesheshi.com/