Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ish-deputeti i komunitetit turk në Kosovë, Enis Kervan: ja si e përjetova nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë 9 vjet më parë

by te Sheshi
18/02/2017
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Ish-deputeti i komunitetit turk në Kosovë, Enis Kervan: ja si e përjetova nënshkrimin e Deklaratës së Pavarësisë 9 vjet më parë

Si deputet i komunitetit turk bëri emrin e tij pjesë të historisë. Nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovë më 17 shkurt 2008.

Thotë se mbetet një prej momenteve më të paharrura nga jetën e tij. Për të ardhur deri te kjo ditë pohon se familja e tij dhe ai personalisht u përballën me jo pak sfida paraluftës, për çka edhe ju mohua vazhdimi i shkollimit në Turqi, vetëm pse protestonte në Prizren me flamurin turk në duar kundër regjimit të Millosheviqit.

Është ky ish-deputeti Enis Kervan, i cili në një intervistë për tesheshi. com përveç që tregon momente nga shpallja e Pavarësisë, flet edhe për gjendjen e komunitetit turk, për heqjen e flamujve turq në Prizren, dhe për tema të tjera.

Intervistoi: Blendi Gashi

Jeni një nga deputetët e komunitetit turk që keni vënë firmën e Pavarësisë. Si e kujtoni atë moment pas 9 vitesh? Po në tërësi si shkoi ajo ditë për ju?

E kujtoi shumë me emocione, pasi është një moment shumë i veçantë për mua dhe familjen time. Edhe para lufte si një familje turke në Prizren kemi qenë përkrahës dhe bashkëpunëtorë me shqiptarët dhe aktiv në çdo organizim që është bërë paralufte. Babai, nëna, vëllau u larguan prej punës vetëm pse nuk e pranuan regjimin e Millosheviqit.

Unë së bashku me disa shok paralufte kemi marrë pjesë në demonstrata në Prizren ku mbanin në dorë flamurin turk. Radiot në atë kohë në gjuhën turke bënin lajme ku raportonin se protestuesit me flamuj turk nuk e përfaqësojnë Turqinë.

Nga ish-regjimi dhe ish-përfaqesues të partisë turke të asaj kohe nuk mu mundësua të shkoj për studime universitare në Turqi me arsyetim se unë dhe familja ime nuk jemi turq.

Andaj duke kujtuar gjithë këto përjetime jo të mira në të cilat ka kaluar familja ime, ndjehem teper krenar si deputet i komunitetit turk u bëra pjesë e historisë duke u bërë nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Kjo ditë për mua është tejet e rëndësishme dhe e kujtoi gjithmonë me emocione, si nënshkrimin te obelisk i NewBornit, pastaj prerja e tortës së Pavarësisë.
Shumë miq më kanë telefonuar para se të shpallet pavarësia, duke më bërë një pyetje të vetme: se kur do shpallet pavarësia? Dhe momenti i shumëpritur erdhi, Kosova u bë e pavarur më 17 shkurt 2008 dhe u realizua ëndërra shekullore e shumë brezave.

A ju ka ndodhur diç e veçantë gjatë momentit të nënshkrimit të pavarësisë që ja vlen ta ndani me lexuesit?

Gjatë nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë e mbaj mend se mu dridhëshin duart nga emocionet dhe lumturia që ndjeja. Kjo ishte normale pasi po vërja nënshkrimin që shteti im të bëhej i pavarur.

Një moment i paharruar për mua mbetet edhe kur kryeministri (Hashim Thaçi), më uroj për shpalljen e pavarësisë dhe më pyeti se si e ndjeja vetën.

Cilat ishin pritjet e komunitetit tuaj para 9 vitesh? Po, sot sa jeni i kënaqur me përfaqësimin e komunitetit tuaj në institucione?

Pritjet e komunitetit turk para 9-viteve kanë qenë Kosova të jetë shtet multietnik, multikulturorë, ku shumica të jetë e kënaqur por edhe të jetë përkrahës i komuniteteve jo shumicë. Kemi qenë në pritje të zbatimit të ligjeve që janë aprovuar në Kuvend, të cilat garantojnë të drejta kulturore, gjuhësore, identitore, arsimore etj.

Kosova prinë ndoshta për njohjen e të drejtave për komunitetet në rajon, por problem po mbetet zbatimi i ligjeve. Me përfaqësim nuk jam i kënaqur personalisht pasi mendoj se komuniteti turk është model për bashkëjetesën dhe integrimin institucional dhe shoqëror në Kosovë, andaj meriton edhe më shumë përfaqësim në institucionet e vendit.

Si jeton sot komuniteti turk në Kosovë? Si është gjendja e tyre në përgjithësi?

Komuniteti turk jeton sikurse edhe shqiptarët. Janë të integruar, kurse gjendja ekonomike është jo e mirë. Është shqetësuese se si persona të cilët e njohin gjuhën turke por nuk i takojnë komunitetit turk janë të punësuar nëpër institucione si qytetarët të komunitetin tone, si në komuna, polici, FSK, dogana.

Ka raste kur pjesëtarë të një familje punësohen në emër të komuniteteve të ndryshme, si p.sh. baba punësohet me një institucion si shqiptar, djali i madh si boshnjak, kurse djali i vogël si turk etj.

Në arsimin komuniteti ynë të drejtat i ka në nivel, por ende mungojnë tekstet shkollore, librat ndihmëse etj. Organizatat kulturore të komunitetit turk nuk financohen në nivel të duhur. Pavarësisht këtyre problemeve, komuniteti turk në Kosovë në përgjithësi është i kënaqur.

Sot pas nëntë vitesh nuk jeni deputet. Sa jeni i kënaqur me punën e deputetëve të komunitetit tuaj?

Këtë mandate legjislativ nuk jam deputet. Pas ndryshimeve kushtetuese, heqjes së vendeve të garantuara, komuniteti turk përfaqësohet me vetëm dy deputet në Kuvend.

Ligji thotë një prej tre kandidatëve duhet të jetë nga gjinia tjetër (femër), dhe ky sistem është jo real, pasi në zgjedhjet e fundit kandidatja më me pak vota se unë është bërë deputete, pra vetëm për shkak të gjinisë. Sidoqoftë e rëndësishme është përfaqësimi i komunitetit turk në institucione, këtë rast në Kuvendi, dhe dy kolegët po na përfaqësojnë në nivel të duhur.

Në Prizren u larguan flamujt turq edhe dje që u vendosën për Ditën e Pavarësisë? Kujt po i pengon valvitja e tyre në këtë qytet?

Fatkeqësisht janë rritur rastet kur në qytetin e Prizrenit po largohen, po shqyhen flamujt turk etj. Dikujt po i pengon forcimi Turqisë, miqësia dhe përkrahja e Turqisë ndaj Kosovës, dhe Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve kudo ata janë.

Jam plotësisht i bindur se aktet e tilla nuk i përkrahë shumica shqiptare, dhe një gjë duhet ta dijnë të gjithë se askush nuk mund të prish lidhjet e mrekullueshme që ekzistojnë mes dy shteteve.

Të kalojmë te dy tema aktuale, Demarkacioni e Asociacioni. Ç’mendim keni ju si ish-deputet?

Mendoj që çdo hap i cili e garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Evropë, që i jep fund izolimit duhet të trajtohet me kujdes në bashkëpunim mes institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, pa interesa personale e politike, dhe pa dëmtuar shtetin.

Kurse të drejtat e jo komuniteteve shumicë duhet të respektohen, por jo duke favorizuar një komunitet gjithmonë. Asosacioni duhet të ketë kompetenca vetëm aq sa ja lejojnë ligjet e Republikës së Kosovës dhe shpresoj të gjindet një zgjidhje pa u rritur tensionet.

Për fund, a mund të tregoni me çfarë po merreni, ç’punë bëni? 

Aktualisht vazhdoj të kontribuojë për partinë time, pra Partinë Demokratike Turke. Shpresoj që shume shpejt Kosova do të tejkaloj problemet me të cilat ballafaqohet dhe të ec sa më shumë drejt suksese të reja. Këtë vit janë zgjedhjet lokale dhe më pas ato qendrore dhe shpresoj se do jemi edhe më aktiv në përfaqësimin e komunitetit turk.

Related Posts

Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…
Analizë

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!
Kryesore

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025
Next Post
Moska del hapur: Duhet rend i ri botëror, Perëndimit i ka ardhur fundi

Moska del hapur: Duhet rend i ri botëror, Perëndimit i ka ardhur fundi

Kur duhet dhe kur nuk duhet të përdorni antibiotikë

Kur duhet dhe kur nuk duhet të përdorni antibiotikë

Në Shkup protestohet për “Logos-A”, ent botues; organizatori: ja përse e mbështesim

Në Shkup protestohet për “Logos-A”, ent botues; organizatori: ja përse e mbështesim

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni