Kryeministri Isa Mustafa në një konferncë të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se ka ftuar partitë opozitare për dialog.
“I kam ftuar të takohemi së bashku për t’i trajtuar së bashku shqetësimet për marrëveshjet. Kam informuar edhe presidenten Jahaga dhe kam informuar partnerët ndërkombëtarë”.
“Ndërtimi i shtetit tonë bëhet pozitë dhe opozitë, pasi që qyteratët pop resin që të gjithë të punojmë bashkarisht”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa për iniciativën e Presidentes për ta dërguar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe në Gjykatën Kushtetuese, Mustafa ka thënë se Qeveria e ka mirëpritur këtë nismë.
“Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës, si arbitër përfundimtar për të vendosur nëse ASK është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka thënë Mustafa. /tesheshi.com/