Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se me zgjedhje e Hashim Thaçit resident, pra largimin e tij nga kabineti krijohen premisat për lëvizje.
Mustafa tha se nuk ka biseduar me partnerin e koalicionit për këtë çështje.
“Sigurisht se ka edhe do ta shohim atë mundësi, se si qeveria mund të jetë më efeçente e të bashkërendisë punët në të gjitha fushat. Mirëpo mbetet tani të ulemi dhe të shqyrtojmë e analizojmë edhe njëherë situatën e të marrim vendime”, theksoi ai. Mustafa ka komentuar edhe akuzat se zgjedhja e Thaçit president është bërë në formë antikushtetuese. /tesheshi.com/