Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka sulmuar analistët nga Shqipëria, të cilët kanë diskutuar për arrestimin e Albin Kurtit.
“Uroj që në Shqipëri të mos ketë gaz lotsjellës”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Sipas tij, Qeveria me të cilën udhëheq nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria. Këto komente të shefit të qeverisë kosovare erdhën pas polemikave që u bënë kohëve të fundit nga personalitete të ndryshme në Shqipëri të jetës politike e publike, kur u arrestua deputeti opozitar Albin Kurti.
/tesheshi.com/