Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Isa Mustafa kundër të gjithëve: akuza ndaj ish-ambasadorit të SHBA dhe SHIK

by te Sheshi
30/08/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Isa Mustafa kundër të gjithëve: akuza ndaj ish-ambasadorit të SHBA dhe SHIK

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka artikuluar një seri akuzash në drejtim të rivalëve politikë, kundërshtarëve brenda partisë e ish-ambasadorëve amerikan.

Në postim të gjatë prej 6 pikash në rrjetet sociale, ai ka treguar për ato që i ka quajtur fushatë dhe presion kundër tij derisa ishte kryetar i komunës së Prishtinës, kryeministër i vendit dhe për akuzat që gjatë kësaj kohe kishte bërë ish-ambasadori amerikanë në Kosovë, Dell.

Mustafa rrëfen se cilat parti u bënë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë e tij, përmend Demarkacionin dhe sulmet (fizike) që ishin bërë kundër tij dhe familjarëve.
Për zgjedhjet e fundit ai thotë se i fituan ata që shpërndanë gënjeshtra dhe ata që me gënjeshtra kundërshtuan demarkacionin dhe liberalizimin vizave.

Ndërkaq, ata me të cilët sot bashkëbisedon për të krijuar një Qeveri të përbashkët i quan “banditë të Vetëvendosjes”.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të tij:

Të nderuar miq,

E ndjej veten të lumtur, të relaksuar dhe gjithnjë të përgjegjshëm për shtetin tim, pasi mua dhe qeverisë sime i shpallën mosbesim PDK, VV, Lista Serbe, AAK dhe Nisma. Prandaj më lejoni të rrëfehem para jush për disa momente!

1.

Më shpallën të korruptuar. Me 70 dosje!?. Më shpallën antiamerikan dhe antievropian. Më shpallën tradhtar, se fala 8000 hektarë tokë të Kosovës. Banditët e VV dhe të tjerë më sulmuan shtëpinë familjare në Prapashticë, në oborrin e së cilës luanin mbesat dhe nipat e mi të pafajshëm. Ma sulmuan me shishe molotovi shtëpinë time në Prishtinë, në të cilën ndodhej e vetme bashkëshortja ime. Më sulmuan me gurë nga pusia në eskortë natën, ndërsa kthehesha nga Suhareka. Tentuan atentatin me yje metalike të prodhuar enkas për të përmbysur makinën në të cilën udhëtoja për punë. Më qëlluan me vezë, me gaz lotësjellës dhe sprej në sallën e Kuvendit. Më qëlluan makinën gjatë udhëtimit në punë apo shtëpi, si dhe më në një manifestim në Podujevë.

Nuk u dorëzova para huliganëve, as para atyre që me dhunë dëshironin pushtetin, e as para atyre që e kishin kapur shtetin. Kisha dhe kam besimin në shumicën e qytetarëve tanë dhe në institucionet shtetërore.

Si njeri i këtij vendi prisja një zë qytetar kundër dhunës, gënjeshtrës, huliganizmit. Për fat të keq qytetarët e mi abstenuan. Abstenuan edhe disa deputetë të LDK-së dhe bashkëpartiakë të mi.

Por disa nuk abstenuan të përkrahin ata që demonstruan dhunë e gënjeshtra.

2.

Si kryetar i LDK-së kundërshtova fusnotën, dhe atëbotë ambasadori Dell , pa një e pa dy, më shpalli antiamerikan dhe antievropian dhe se unë nuk përfaqësoja vijën rugoviane të LDK-së. U thash disa shokëve të mi, se po të ishin kohëra tjera, unë do të përjashtohesha nga LDK-ja, e cila është përbetuar për miqësi të përhershme me SHBA-të, por më shpëton vetëm fakti që Dell konsiderohet se është lidhur për kërthize me Hashim Thaçin. Ndërkaq unë e desha dhe e dua Amerikën e cila bëri dhe po bën shumë për Kosovën.

3.

Sa isha Kryetar i Prishtinës, e shihja vetën në ballinat e të përditshmeve me akuza dhe insinuata, ndër më të zezat. E luta bashkëshorten time të mos shikojë shfletimin e gazetave në lajmet e mëngjesit, sepse e përjetonte rëndë. Ndërkaq asistentes time ia ndalova të më sillte shtypin në zyrë. Sot e kësaj dite nuk përcjell lajmet në TV.

Vendosa që punën time ta mbështes në besimin mbi vetveten e jo në atë që thonë dhe shkruajnë të tjerët për mua dhe për djemtë e mi.

Kalova situata të vështira sa isha në Komunën e Prishtinës. Kishte ditë që makinat e policisë së instruktuar nga njerëzit e SHIK-ut në polici, kapës të shtetit, deri 12 herë në ditë defilonin para komunës, merrnin në pyetje, arrestonin e lironin zyrtarë me faj e pa faj. Shantazhonin!

Më pat ardhur në zyrë një gazetar, pronar i një portali të tanishëm, dhe më tha që e ndjen për obligim të më njoftojë se një prokuror i Prokurorisë Speciale, me emër e mbiemër, i kishte rrëfyer se ka vendosur të ndjek djalin tim dhe se i ka thanë atij se nuk ka elemente për ndjekje penale , por pa marrë parasysh nuk do ta lë pa e burgosur, pasi është djali i Isa Mustafës. Në fakt ma mbajtën Besnikun, djalin tim, 7 vjet nën hetime e gjyqe, e nxorrën në ballinat e të gjitha gazetave dhe ekranet televizive, gjithnjë si djalin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe më vonë të Kryeministrit të Kosovës dhe në fund e shpallën të pafajshëm.

4.

Në zgjedhjet e fundit lokale, të vitit 2013, dy ditë para balotazhit, ndërsa kisha rreth 9000 vota më shumë se kandidati i VV (Shpend Ahmeti), inskenuan një video në të cilën thuhej se djali im Arbeni i kishte kërkuar një të riu të VV që të kalojë në LDK dhe se për këtë i kishte premtuar tendera, punësime e përfitime tjera. E shpërndanë në të gjitha anët përmes portalit Indeksonline, përmes KTV-së dhe RTK-së. Djalin tim, nuk vonoi as dy javë, e thirrën me kërkesë të prokurorit për ta marrin në pyetje. Doli që ishte e montuar, gënjeshtër e pastër, por rezultoi dobishëm për VV . Ata që e sajuan rrenën , e shitën në opinion dhe që morën vota me gënjeshtra nuk u ndoqën. Kriminelët e VV ishin të gatshëm me montime të tilla ta çonin edhe në burg një të ri, baba të dy fëmijëve, vetëm sa për t’ia rritur votën Shpend Ahmetit.

5.

Nuk doli e bazuar as deklarata e ambasadores Jacobson, në kohën kur LDK ishte pjesë e bllokut në vitin 2014, se “VV ka ngritur diku rreth 70 akuza për korrupsion kundër LDK-së në pushtetin lokal në Prishtinë…. Do të thotë se Kosova ka njëfarë tradite të politikanëve të korruptuar”.

Ambasadorja më gjykoi para kohe, por LDK nuk doli e korruptuar me këto dosje dhe as unë si politikan i Kosovës.

6.

Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në kufijtë e marrëveshjes së nënshkruar në Vjenë në vitin 2015, dhe prej atëherë asnjë qytetar, kompani, komunë, institucion shtetëror i Kosovës nuk arriti të argumentojë se një pëllëmbë tokë, të cilën e ka administruar në Kosovë, i ka kaluar në Malin e Zi. Ranë gënjeshtrat politike sikurse edhe mashtrimet “profesionale e shkencore”, por qytetarët mbetën të izoluar.

Në fakt nuk humbën të gjithë. Fituan vota populliste ata që shpërndanë gënjeshtra dhe ata që me gënjeshtra kundërshtuan demarkacionin dhe liberalizimin vizave!? U shpërblyen edhe disa nga banditët dhe kriminelët. Me votën e popullit. /tesheshi.com/

Related Posts

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?
Lindja e Mesme

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut
Sociale & Shoqëri

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së
Europa

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Next Post
Ekip uniteti për fazën e re të dialogut me Serbinë: ja reagimet e partive ndaj thirrjes së Thaçit…

Ekip uniteti për fazën e re të dialogut me Serbinë: ja reagimet e partive ndaj thirrjes së Thaçit…

Debati për pallatet në bregdet, Berisha reagon ndaj kryebashkiakut të Durrësit: Vangjush, donin të të hidhnin nga kati i 15-të…

Berisha kërkesë kryeprokurorit: hetoni mospagesat e sigurimeve shoqërore

Arben Malaj këshillon Edi Ramën për mandatin e dytë qeverisës…

Arben Malaj këshillon Edi Ramën për mandatin e dytë qeverisës…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni