Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Isa Mustafa, gjuhëashpër ndaj thirrjeve për “Pranverë kosovare” nga Tirana: ndjellakeqë!

by te Sheshi
30/03/2020
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Isa Mustafa, gjuhëashpër ndaj thirrjeve për “Pranverë kosovare” nga Tirana: ndjellakeqë!

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka reaguar ashpër  ndaj disa thirrjeve nga media e Tiranës, më saktë ajo e Andi Bushatit, për dalje në rrugë të Vetëvendosjes, për të protestuar, edhe forcërisht ndaj faktit se nuk po e lënë të qeverisë si fituese e zgjedhjeve, nisur nga shkarkimi që iu bë qeverisë “Kurti” me mocion mosbesimi.

“Ku e kemi përgjegjësinë ndaj vendit, kombit dhe familjeve tona?

Diskursi politik për gjak, tradhti, puç, grushtet, rezistencë, vëllavrasje, rebelim qytetar…, është kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm në Kosovë por edhe i disave nga Shqipëria.

Për kënd destinohen të gjitha këto?!

Për fëmijët tanë (edhe të tyre), familjet tona, vëllezërit dhe motrat tona. Shtetin tone! Shqipërinë!

Nuk janë për këpurdhat, insektet, zvarranikët!

Ata nuk flasin për filma, të cilët do ti shohim në tv, por për veprime ndjellakeqe të Pranverës Kosovare. Janë e njëjta kuzhinë që përkrahte gjakëderdhjen në Shqipëri në vitin 1997në emër të Revolucionit.

Dallojnë vetëm mendjeikurit, si militantë partiak ose të ardhur rishtazi në një parti, që bëhen zëdhënës të së keqës.

Së bashku me këta, edhe disa këshilltarëve të Kryeministrit tonë të sjellur nga Shqipëria, por edhe disa analistëve e kolumbistëve, Kosova po iu duket vend për safari. Për gjueti në njerëz.

Jo që këta po tregohen nën çdo nivel etik dhe njerëzor por hiq më larg nivelit të tyre nuk mbetet edhe ai që i solli këtu për ta disajnuar fatin e vendit tone me teori ekstreme të majta”, shkruan Mustafa.

Më tej ai sqaron se politikisht VV nuk është fituese plebishitare e 6 tetorit.

“Nuk është e vërtetë se Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin, zëvendëskryeministrat dhe ministrat i zgjodhi populli. Asnjërin prej këtyre. Bash asnjërin!

Populli zgjodhi deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët, si të vetmit kanë mandate burimor nga sovrani.

Kryeministrin, Kryeparlamentaren, Presidentin e kështu me radhë, i zgjodhi Kuvendi, ky apo ai i kaluari, mbi bazën e marrëveshjeve politike për koalicione.

Ai që të zgjedh ka të drejtë edhe të të ç’zgjed, të të shkarkoj. Thirrja në popullin dhe imitimi i shenjëtorëve është manifestim i popullizmit dhe mungesë e vetëdijes dhe kulturës demokratike.

Populli në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, përmes atyre që votuan, i besuan VV-së me çerekun e votave, (29 deputetë nga 120); LDK-së me çerekun tjetër, (28 deputetë nga 120), kurse subjektet e tjera morën përkrahje për 63 deputetë.

Këto janë vota nominale, sepse nuk votuan gjysma e qytetarëve. Prandaj duhet ta thërrasim mendjen, të sillemi urtë e të ecim përtoke. Askush s’ka marr më shumë se çerekun e votave të atyre që kanë dalë në zgjedhje, ose më shumë sesa 1/8 e votave të qytetarëve me të drejtë vote. Rrjedhimisht askush s’mund të sillet si fitues absolut dhe askush s’mund të ushtroj pushtet absolut”, argumenton Mustafa. /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?
Ekonomi

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
OBSH: Ende s’është koha për të lehtësuar masat e ashpra

OBSH: Ende s'është koha për të lehtësuar masat e ashpra

Erdogan dhuron 7 rroga mujore: Jeta duhet të vazhdojë pavarësisht Corona-s

Erdogan dhuron 7 rroga mujore: Jeta duhet të vazhdojë pavarësisht Corona-s

MAFIA/ Përvojë dhe aktualitet: ç’ndodh me krimin në kushte pandemie?

MAFIA/ Përvojë dhe aktualitet: ç'ndodh me krimin në kushte pandemie?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni