Qeveria në Kosovë duket se rrezikon të lëkundet, pasi dy partitë kryesore opozitare, LDK-ja dhe PSD-ja, i janë bashkuar thirrjeve të kreut të LDK-së, Isa Mustafës, për rrëzimin e qeverisë.
Ky i fundit ka kërkuar përmes rrjeteve sociale që të takohet me kryetarët e dy partive tjera opozitare, Albin Kurtin nga VV dhe Shpend Ahmetin nga PSD, për t’u dakorduar lidhur me veprimet lidhur me nismën për rrëzimin e qeverisë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se e mirëpret këtë thirrje të Mustafës.
“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. Në anën tjetër, reagimi nga Vetëvendosja e Albin Kurtit ende nuk është shfaqur. /tesheshi.com/