Kryeministri Isa Mustafa, përfundimisht i ka dalë kundër presidentit Thaçit për themelimin e ushtrisë duke u rreshtuar në anën e ndërkombëtarëve.
Në 27-vjetorin e themelimit të LDK-së në Podujevë, Mustafa tha se ushtrinë do ta bëjnë “vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”.
Përmes këtij deklarimi Mustafa ia bën të qartë Thaçit se partia e tij nuk do të japë votën “pro”, për ushtrinë pa lejen e SHBA-së dhe NATO-s.
Mbetet të shihet se cili do jetë reagimi i Thaçit dhe nëse “ushtria” përfundimisht do e prish koalicionin PDK-LDK. /tesheshi.com/