Sulmues kamikazë që mendohet se janë pjesë e organizatës terroriste IS, kanë goditur dy postblloqe policie në Gaza, duke vrarë tre policë palestinezë, thonë burimet e sigurisë.
Sulmet pasojnë një operacion të fundit nga Hamas, i cili kontrollon Gazën. Operacioni po zhvillohej kundër militantëve të lidhur me IS-in.
Një prej sulmuesve ishte mbajtur më parë nën arrest, thuhet në një deklaratë dhënë BBC-së. Vendi i izoluar shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa forcat e sigurisë po qëndrojnë në gatishmëri.
Hamas është përballur me kundërshtim të brendshëm nga militantët e lidhur me IS -in. Lëvizja mori kontrollin e Gazës nga Fatahu gjatë një konflikti në vitin 2007. /tesheshi.com/