Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ironike! Vetingu nis me “ujqërit e vjetër”: ja ç’përfaqsojnë Besnik Imeraj dhe Mirela Fana…

by te Sheshi
27/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Ironike! Vetingu nis me “ujqërit e vjetër”: ja ç’përfaqsojnë Besnik Imeraj dhe Mirela Fana…

Reforma në Drejtësi nisi zbatimin me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por në 9 emrat që u zgjodhën sot me short në Kuvend ka gjyqtarë që janë akuzuar për korrupsion dhe për lidhje me politikën. Kush është gjyqtari që mbrojti Lulzim Bashën në Gjykatën e Lartë dhe gjyqtarja më e pasur e sistemit….

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucioni i parë që ngrihet bazuar në reformën në drejtësi që u miratua nga Kuvendi pas ndikimit të lartë të ndërkombëtarëve. Por, edhe pse e trumbetuar  si reforma që do të spastrojë drejtësinë shqiptare nga të korruptuarit ajo ka dhënë sinjalet e pata të dështimit akoma pa nisur. Institucioni i parë që ngrihet bazuar në këtë reformë të re dhe që pritet të realizojë vetingun në drejtësi ka brenda tij emra gjyqtarësh milionerë, të akuzuar për korrupsion dhe për lidhje me politikën.  Ajo që ndodhi sot tregon se ujqërit e vjetër të sistemit po i kopsisin mirë gjërat që të vazhdojnë të jenë në sistem, madje në mënyrë ironike  të jenë ata që do ta pastrojnë sistemin që flliqën vetë.

Sot në Kuvend u hodh shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe mes tyre figurojnë emra si Besnik Imeraj apo Mirela Fana, i pari i akuzuar për lidhje me politikën dhe i filmuar duke bërë shoping në dyqanet më luksoze dhe e dyta gjyqtare që figuron me një pasuri marramendëse të deklaruar. Pikërisht për emrin e Imerajt, Partia Socialiste  reagoi sot duke akuzuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë për mungesë transparence në hartimin e listave, duke vlerësuar kriteret në mënyrë preferenciale. Por kryeu i Kuvendit, Ilir Meta e mbrojti procesin duke thënë se “ne nuk jemi një gjykatë që interpreton ligjin”.

Sipas rregullave të reja, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka për detyrë të bëjë vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por ironikisht vetë ky institucion ka në radhët e tij një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese që votoi kundër Reformës në Drejtësi.

Besnik Ymeraj, gjyqtari që doli kundër Vetingut

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD-së dhe të Unionit të Gjyqtarëve për ta quajtur Ligjin e Vettingut në kundërshtim me ligjin, por dy anëtarë të saj ishin kundër këtij vendimi duke përkrahur kërkesën e opozitës. Ata janë Gani Dizdari dhe Besnik Ymeraj, të cilët votuan pro kërkesës së PD-së. Por sot, ironia shqiptare bën që pikërisht gjyqtari që ishte kundër Vetingut të bëhet pjesë e institucioneve që do të bëjnë vetingun në Drejtësi,

Besnik Imeraj, i njohur dhe si i afërt me Partinë Demokratike. Ai është votuar mazhoranca e djathtë për t’u bërë anëtar në Gjykaten Kushtetuese, i propozuar nga presidenti Nishani,  menjëherë pas mbarimit te mandatit në Gjykatën e Lartë. Historia me PD-në dhe krerët e saj e lidh këtë gjyqtar shumë më herët dhe duket se votimi i tij ishte një shlyerje borxhi për një vendim të rëndësishëm që i shpëtoi karrierën politike Lulzim Bashës, kur akuzohej si ministër për aferën korruptive në Rrugën Durrës-Kukës.

Imeraj ishte pjesë e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë që mbylli çështjen në ngarkim të Bashës, i paditur në cilësinë e ish-ministrit të Transportit nga KLSH e Prokuroria, për krimin  e “shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Por emri i tij do të bëhej i njohur për publikun dhe nga publikimi i një videoje nga gazeta Dita ku Imeraj shfaqej bashkë me deputetin Dashamir Tahiri (iu hoq mandati nga ligji i dekriminalizimit) në aeroportin e Romës duke bërë shoping në një nga butikët e luksit, Ermenegildo Zegna, i njohur për çmimet e kripura. Deputeti dhe gjykatësi ktheheshin nga një udhëtim i përbashkët në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe shpesh kalonin flitej se kalonin bashkë pushime të shtrenjta dhe shpenzime përtej atij niveli që sugjerojnë të ardhurat e tyre zyrtare, shkruan Dita.

Mirela Fana, më e pasura e drejtësisë

Mirela Fana gjithashtu është anëtare e institucionit të ri që u ngrit sot. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Neshat Fana, i cili është anëtar i KLD-së rezultojnë si më të pasurit e gjyqësorit vetëm duke parë deklaratën e tyre të pasurisë.

Një investigim i agjencisë BIRN nxori të dhënat e pasurisë kur shihet qartë se çifti i gjyqtarëve ka pasur një begati marramendëse nga puna në sistemin e drejtësisë.

“Familja Fana rezulton pronarë të mjaft pasurive të paluajtshme dhe po kështu fitojnë në një vit të ardhura tepër të larta. Por në deklaratat e tyre të pasurisë, vihen re disa mospërputhje të dhënash dhe po kështu veprime të pazakonta mbi pronësinë. Mospërputhja e të dhënave vihet re qartë në deklarimin e ndryshëm që ata bëjnë, për sa i përket fitimeve të Neshat Fanës, gjatë vitit 2011 si avokat. Mirela Fana thekson në deklaratën e saj, se bashkëshorti ka fituar përgjatë një viti, 18.684.245 lekë, si pasojë e zyrës avokatore dhe 9.066.411 lekë, si të ardhura nga firma “2F Grup”. Por Neshat Fana, si anëtar KLD-je deklaron se, nga puna si avokat për vitin e shkuar, ka fituar 12.678.941 lekë dhe po kështu jep shifrën e 9.066.411 lekë, si të ardhura nga firma “2F Grup”. Pra, në deklarimet për punën si avokat, bashkëshortët japin shifra të ndryshme me një diferencë prej 6 milionë lekësh. Nga ana tjetër, në deklaratën e tij të pasurisë, Neshat Fana deklaron se ka hequr dorë nga aksionet prej 50% në dy depozita dhe në gjashtë apartamente, për t’ia kaluar ato në pronësi me 100% bashkëshortes së tij. Llogaritë, të cilat kanë kaluar 100% në pronësi të Mirela Fanës, përmbajnë shuma të konsiderueshme, si 91 mijë euro dhe 9 milionë lekë. Nga ana tjetër, pronësia e re e Mirela Fanës kap shifra tepër të mëdha, kur llogaritet se ajo disponon tashmë të paktën 6 apartamente me sipërfaqe të konsiderueshme, të gjitha në Tiranë.”- shkruan BIRN. /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Manjani kundër ligjeve të reja anti-korrupsion: jo përgjimit në krevat apo banjo

Manjani kundër ligjeve të reja anti-korrupsion: jo përgjimit në krevat apo banjo

Ky është fruti që ju ndihmon të luftoni diabetin

Ky është fruti që ju ndihmon të luftoni diabetin

“Fanatiksat” kundër “morrave”, nipi i Artan Lames që udhëheq rebelimin e tifozerisë bardheblu (video)

“Fanatiksat” kundër “morrave”, nipi i Artan Lames që udhëheq rebelimin e tifozerisë bardheblu (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni