Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ironia: një film i Diana Çulit që Agron Tufa nuk do donte mos transmetohej

by te Sheshi
10/03/2017
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ironia: një film i Diana Çulit që Agron Tufa nuk do donte mos transmetohej

Një betejë të radhës me Diana Çulin, shkrimtari dhe poeti dibran Agron Tufa e ka zgjeruar akoma dhe më tej duke u shpallur luftë filmave të socrealizmit, atyre që sipas tij i kanë bërë shpërlarje truri gjindjes, dhe që vijojnë t’i bëjnë, duke u transmetuar rregullisht në disa kanale.

Ka qenë para ca vitesh ndër temat e preferuara të Edi Ramës për t’u rrahur, që duhet thënë se është i pari dhe i vetmi për kohën, që i ka denoncuar dhe i ka diskretuar me publicistikën e tij.

Pra, nuk është diçka e re debati mbi to. Dhe mbi të gjitha nuk është aq i thjeshtë. Vetë fakti që ndiqen më endje, përbën dhe një denoncim për gjithë elitën kulturore, dhe sidomos atë kinematografike shqiptare, e cila në 25 vjet nuk ka mundur dot ta revolucionarizojë shijen mbi filmin.

Të vetmet prodhime kinematografike që kanë arritur ta bëjë këtë, prodhime të pas `90 dhe ku mjeshtërisht, me produktin artistik të komunizmit është arritur të denoncohet komunizmi,  janë “Vdekja e Kalit” e Kumbaros dhe “Parullat” e  Xhuvanit, babë e bir. U afrohet gjithashtu edhe “Bolero” i Besnik Bishës.

Të tjerat nuk kanë mundur dot të bëjnë histori dhe kanë patur fatin e festivaleve të këngës së pas viteve 2000 që nuk arrijnë të lënë asnjë gjurmë.

Por le të kthehemi tek “filmat e Enverit”. Një shqiptar nga Maqedonia që kishte parë filmin për fëmijë “Një vonesë e vogël”, kishte mbetur i befasuar nga skena kur një i moshuar nuk i kthen përgjigje pyetjes së pafajshme të një fëmije, pasi nuk e shoqëroi me frazën pararendëse “të lutem…”. “Do doja që ta shikonin shumë fëmijë tanë atë film dhe atë skenë”, tha ai.

Pra, nga gjithë ajo çfarë përçon sot produkti artistik nga ekrani, nuk ka asgjë edukuese. Ndaj dhe njerëzit detyrohen, jo vetëm për arsye nostalgjie, por dhe nga nevoja për një dritare edukimi, që t’i drejtohen filmave të dikurshëm, ku jo të gjithë janë të fëlliqur nga ideologjia e drejtëpëdrejtë. Një prind që i ka dalë fëmija duarsh, mund ta ketë “Tilin” si një formë terapeutike të paevitueshme për ta sjellë në terezi.

Sepse dhe vetë Tufa e thotë se jo të gjithë duhen qëruar nga ekrani. Ndërsa për ato që mund të shfaqen, do ishte i nevojshëm një sqarim paraprak pak minutësh.

Dhe ja ku i rishfaqet sërish Diana Çuli, ironikisht, si të ishte një mallkim. Një prej filmave më cilësorë shqiptar, si fabulë e si realizim, ku askund nuk përmendet partia apo ideali komunist, që do duhej shfaqur dhe në kuadër të Reformës në Drejtësi, është “Hije që mbeten pas”. Është prodhim i mesviteve `80, ku temat e luftës me partizanë e gjermanë, komunistë e ballistë, nisën të zëvëndësohen nga tema sociale, që mu për këtë shkak, i bëjnë më koherentë. “Taulanti kërkon një motër”, është bërë imperative që të transmetohet, në këto kohë kur lindshmëria që sa vjen e ulet është ndër gjëmat sociale të vendit.

“Hije që mbeten pas” me skenar të Diana Çulit dhe Esat Musliut, denoncon pikërisht atë që na ka zënë për fyti, korrupsionin, duke ngritur lart një gjyqtar i cili sakrifikon dhe dashurinë për ndershmërinë. Dhe për më tepër, Agroni askund nuk lë vend për të menduar se këtë e bën në emër të ndonjë ideali ideologjik. Ai thjesht e urren të jetojë në mënyë të pandershme, një rrezatim personaliteti moral që i vjen dhe nga cilësia familjare, po ashtu morale. Është një film që mund të transmetohet në çdo kohë, pse jo dhe në çdo vend. Dhe imagjoni për një moment që Tufa e liston “Hije që mbeten pas” tek filmat që duhen parë, madje pa sqarim paraprak, por pa e ditur se kush qëndron pas subjektit. Dhe kur ta mësojë se është djallo – Diana, siç mund të jetë në gjykimin e tij, a do kishte skrupulozitetin që të ndante cilësinë e veprës nga urrejtja ndaj autorit?

Ky rast, ku autori cilësohet vrasës ideologjik, ndërsa vepra i përbën një recetë morale jo ideologjike, me efekt të pakufizuar në kohë dhe hapësirë, nxjerr dhe njëherë në pah  paradokset e të djeshmes po e po, por dhe e të sotmes.

Mjaft të thuhet se përkrah Tufës në invazion ndaj Çulit në rrjete sociale, është dhe i biri i një ish-kineasti, në filmat e së cilit, komunistët, partizanët, njësitet guerrile, vajzat me kordele të kuqe e nuset që heqin perçen për të shijuar flladin e lirisë në pranverën e kuqë, atentatojnë rregullisht ndërgjegje sot e gjithë ditën, me plumbat e një ideologjie vrastare.  Po me këto filmat e babait të shokut të tij poet e shkrimtar, çfarë do bënte Tufa? /tesheshi.com/                                                                            

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
A e dini se cili është burimi më i madh i infeksionit në shtëpinë tuaj?

A e dini se cili është burimi më i madh i infeksionit në shtëpinë tuaj?

Ilir Meta: Gati të futem në çadrën e Lulzim Bashës…për dialog

Ilir Meta: Gati të futem në çadrën e Lulzim Bashës...për dialog

Juventusi mposht Milanin me një gol të minutës së 97-të

Juventusi mposht Milanin me një gol të minutës së 97-të

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni