Aleksandar Vuçiç konfirmoi edhe një herë dominimin e tij në skenën politike serbe. Sipas shifrave jozyrtare që përfaqësojnë 92% të qendrave të votimit, Partia Progresive Serbe (SNS) mori 46.3% të votave. Me këtë përqindje, ajo zë 128 nga 250 vendet në parlament dhe ka mundësinë të formojë vetë qeverinë. Në parlamentin e kaluar, SNS kishte 120 vende në parlament.
Duke shpallur fitoren e partisë së tij, ai tha se qeveria e ardhshme do të ketë një mandat katërvjeçar dhe do të merret me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme në Serbi ishte 59.2%.
Kështu, Vuçiç në Serbi e Rama në Shqipëri, për ironi, shfaqen si liderët më të fortë në vendet përkatëse, duke patur si të përbashkët shtatin e gjatë dhe jetagjatësinë e pushtetit. /tesheshi.com/