Manolis Kefalogiannis do jetë njeriu në krye të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Eurodeputet nga Demokracia e Re, ai zëvendësojë në këtë detyrë rumunen Monica Macovei.
Ky emërim me theks të fortë ironik në koinncidencën e vet, është shpërfaqur menjëherë, në të parin vlerësim që ka bërë vetë Kefalogiannisi, duke e vënë theksin te minoriteti.
“Është nder i madh për mua që të zgjidhem unanimisht si kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit Parlamentar BE-Shqipëri. Një komision shumë i rëndësishëm që shqyrton rrugën e pranimit të Shqipërisë, një vend i Ballkanit Perëndimor që duhet të respektojë vlerat evropiane, sundimin e ligjit, marrëdhëniet e mira fqinjësore, ligjin ndërkombëtar, të drejtat e pakicave dhe natyrisht të drejtat e pakicës etnike greke”, ka thënë europarlamentari i Athinës. /tesheshi.com/