Kreu i Komisionit i Ekonomisë, Erion Braçe, do t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, tërheqjen mbrapsht të projektligjit të ekspertëve fiskalë nëse deputeti Gjovalin Kadeli që është propozues i këtij projektligji, do të vazhdojë të mos marrë pjesë në mbledhje.
Pas dështimit të mbledhjes, Braçe tha se në diskutimet e projektligjit të ekspertëve fiskalë do të dëgjohen vetëm shoqatat profesionale dhe jo bizneset që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me fushën.
Për shkak të mungesës së deputetëve, në komision nuk u votua as projektligji që rihap aplikimet për ish-të përndjekurit, që nuk kanë përfituar dëmshpërblim. Kreu i Komisionit të Ekonomisë ftoi deputetët e LSI të marrin pjesë në mbledhjen e ardhshme, në të kundërt ai tha se do thërras për të plotësuar kuorimin deputetët e opozitës nga çadra. /tesheshi.com/