Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Irina, një ruse e martuar në Shqipëri: këtu më pëlqen gjithçka veç plehrave

by te Sheshi
12/03/2016
in Intervista, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Irina, një ruse e martuar në Shqipëri: këtu më pëlqen gjithçka veç plehrave
64
SHARES

Nga Bardha Nergjoni

Irina është më e fundit ruse e dashuruar me një shqiptar; ashtu siç dhe Olgerti është ndër më të  fundit shqiptar të dashuruar me një ruse. Që të dy ata, si padashur kanë trashëguar një traditë që nisi që në vitet `60-ta, atëherë kur ideologjia i afroi dy vendet, por që më pas largimi po për arsye ideologjike, do shkaktonte dhe shumë drama njerëzore në çështje zemrash dhe jetrësh private.

Por sot nuk janë më ato rrethana. E martuar me një të ri që studioi mjekësi në Rusi, Irina zgjodhi të ndiqte njeriun e saj të zemrës e të jetonte në Elbasan. Mendoi se sakrifica do të ishte më e vogël nëse ajo do të vinte në Shqipëri, sesa qëndrimi i të dyve në Rusinë e largët. E kështu, Olgerti dhe Irina, dy të rinj të sapodiplomuar dhe të specializuar në mjekësi, zhvendosen në zemër të Shqipërisë, përballen me vështirësitë e para dhe kalojnë dallgë dyshimesh nëse më mirë do të ishte Shqipëria apo Rusia.

Pas 4 vitesh qëndrim, tashmë janë të punësuar si mjekë obstetër gjinekologë: Olgerti në Spitalin e Elbasanit, ndërsa Irina në Konsultoren e Gruas. Ata janë shembull i profesionistëve të rinj me shumë energji dhe optimizëm që sfiduan të gjithë ata që nga ky vend duan të ikin.

Tashmë kanë dy vajza dhe jeta mes punës dhe fundjavave në natyrën shqiptare duket se shkon bukur, edhe pse realitetin e prekin çdo ditë: Irina me antikulturën e plehrave që mendon se është problemi më i dukshëm i yni, ndërsa Gerti me punën e përditshme dhe stresin në spital ku të prapriturat nuk mungojnë. Në një intervistë ata rrëfejnë vitet e tyre mes Rusisë dhe Shqipërisë.

Olgerti dhe Irina, si nisi historia juaj e dashurisë?

Olgerti: Studimet e mia në Rusi përmbushën jo vetëm qëllimin për t’u bërë një mjek por edhe atje gjeta njeriun tim të jetës. Në Rusi shkova për studime nëpërmjet kuotave  të shtetit për nxënësit ekselentë.

Një vit qëndrova për të mësuar gjuhën dhe më pas vazhdova Fakultetin e Mjekësisë. Me Irinën kemi qenë në klasa paralele nga viti i parë. Leksionet i bënim bashkë dhe aty jemi njohur. Në vitin e katërt kemi kaluar praktikën kur edhe jemi lidhur më shumë.

Në këtë kohë erdhi dhe vizita e parë në Shqipëri. Cila ishte përshtypja?

Po edhëm në Shqipëri që Irina ta shihte e të njihej me vendin tim. Kjo ndodhi pasi mbaruam universitetin.

Irina: Më pëlqeu shumë Shqipëria në vizitën e parë. E para sigurisht ishte klima që më kënaqi shumë. Në Rusi kemi dimër shumë të ftohtë dhe verë shumë të nxehtë. Relievi i një vendi të vogël si Shqipëria është shumë mbresëlënës për mua. I gjen të gjitha dhe janë shumë afër si mali, deti, fusha e gjithçka. Është një vend që të pëlqen në impaktin e parë.

Kur vendosët të jetonit në Shqipëri?

Olgerti: Pas vizitës së parë u rikthyem në Rusi. Atje vazhduam specializmin. Më pas u martuam dhe vendosëm të kthehemi. Donim ta provonim jetën këtu. Duhet  të përballeshim me kërkesën për punë, me jetesën, me gjithçka.

A ishte e vështirë për Irinën ndjekja e bashkëshortit në Shqipëri?

Irina: Sigurisht që ishte e vështirë, por nga ana tjetër e kuptova që për Gertin do ishte akoma më e vështirë për të qëndruar në Rusi. Në fillim e kisha merak por e vendosa dhe erdha. Edhe prindërit e kanë pëlqyer Shqipërinë. Vijnë një vit ata dhe një vit shkoj unë.

Cilat ishin vështirësitë e para?

Olgerti: Sfida e parë do të ishte punësimi. Nuk gjetëm punë në fillim. Fillimisht mua mu ofrua punë në spital. Irina ishte në pritje të vajzës së madhe. Ka qëndruar dy vjet pa punë dhe në këtë kohë mësoi gjuhën; e sigurisht që priti edhe shtetësinë pasi nuk mund të punësohej pa ligjërimin e saj këtu në Shqipëri.

Irina: Kam pasur vështirësi me gjuhën, por gjëja e mirë ishte që me Gertin jemi në të njëjtin profesion. Termat janë të thjeshta dhe kryesisht në latinisht që nuk ishte e vështirë. I vetmi problem ishte komunikimi me pacientët. Kjo u zgjidh me komunikimin e vazhdueshëm me Gertin që më ka ndihmuar shumë por edhe me pacientët e mi. Qysh në fillim të gjithë kanë pasur një reagim pozitiv ndaj ardhjes sime këtu në Elbasan. Çuditeshin, në fakt, se një e huaj vjen këtu kur të gjithë po ikin.

Irina, çfarë të pëlqen më shumë nga Shqipëria?

Më pëlqejnë traditat familjare, lidhjet me njëri-tjetrin dhe mardhënia që kanë njerëzit këtu. Në Rusi nuk është këtu. Atje njerëzit janë shumë të largët me njëri-tjetrin. Në fillim më pëlqeu klima dhe natyra shqiptare ku deti mali dhe fusha janë kaq afër dhe ke mundësi edhe brenda një fundjave t’i shijosh.

Po ato që të kanë bërë përshtypje negative?

Gjërat e këqia që këtu më bëjnë përshtypje janë plehrat. Mjafton të shikosh lumin Shkumbin me plehra dhe qese plastike që japin një imazh shumë të keq. Pse njerëzit nuk respektojnë rregullat e nuk kanë kulturë që të mos i hedhin ngado? Mjafton shumë pak dhe Shqipëria do të ishte një vend i pastër.

Po njerëzit si të duken?

Njerëzit janë më optimistë se në Rusi, më të qeshur.

Gerti, po familja jote si reagoi kur i the që do martoheshe me një ruse?

Nuk është pritur keq. Familja më ka mbështetur edhe pse më ngriti shumë pikëpyetje se si do të jetoja, ku, punësimin dhe të gjitha sfidat që do na dilnin përpara. Një ndër sfidat ishte punësimi. Në Shqipëri sigurimi i punësimit është i rëndësishëm si kudo. Ishim gjithmonë përballë dilemës të qëndrojmë apo të ikim. U bënë 4 vjet dhe jemi këtu që do të thotë se po ja dalim të jetojmë e të vazhdojmë me profesionet tona këtu.

Pra nuk do të ktheheni në Rusi?

Kjo ishte sfida jonë dhe tashmë po ndërtojmë edhe një strukturë private me idenë që t’i ofrojmë shërbim atyre që kërkojnë pasdite konsultë mjekësore. Jemi në hapat e para. Mendojmë se kemi ndërtuar tashmë jetën tonë të përditshme këtu. Të shohim…./tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Anulohet tubimi i Trump-it në Çikago: përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët

Anulohet tubimi i Trump-it në Çikago: përplasen mbështetësit dhe kundërshtarët

Pasuritë e vajit të ullirit dhe çfarë mund të bëjë ai për ju

Pasuritë e vajit të ullirit dhe çfarë mund të bëjë ai për ju

Hamilton mezi pret nisjen e garave, Rosberg premton se do ta sfidojë

Hamilton mezi pret nisjen e garave, Rosberg premton se do ta sfidojë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni