Raportet Iran-SHBA pritet te acarohen më tej pasi Teherani ka njoftuar për kapjen e 17 spiunëve që punojnë për CIA-n amerikane, ku disa prej tyre janë dënuar me vdekje, raporton Reuters.
Televizioni shtetëror citoi një deklaratë zyrtare ku thuhej se një rrjet spiunimi i CIA-s ishte thyer dhe 17 vetë nga ky rrjet u kapën.
Një zyrtar tha se disa prej të dyshuarve ishin dënuar me vdekje.
E gjitha kjo ndodh në një klimë të acaruar pas konfiskimit reciprok të cisternave iraniane dhe britanike.
Të dielën, Irani paralajmëroi se fati i një cisterne nën flamurin britanik, kapur së fundi, do të varet nga vullneti i anëtarëve të ekuipazhit për të bashkëpunuar në hetim, por Londra refuzon versionin e incidentit i cili ndodhi dy ditë më parë në ngushticën strategjike të rëndësishme të Hormuzit Iranit.
“Ne nuk duam një konflikt me Iranin”, shkroi ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara, Jonathan Allen në një njoftim zyrtar drejtuar Presidentit të Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.
Sekretari i Jashtëm britanik Jeremy Hunt më herët hodhi poshtë mundësinë e veprimeve ushtarake kundër Teheranit, por kërcënoi “pasoja të rënda”, duke shprehur solidaritet me Shtetet e Bashkuara. /tesheshi.com/