Irani është tërhequr nga “disa zotime” të bëra në marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore të vitit 2015. Ky hap erdhi një vit pasi SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja në fjalë.
Presidenti Hassan Rouhani njoftoi fuqitë e tjera të mëdha të angazhuara në marrëveshje bërthamore se ka marrë këtë vendim të mërkurën.
Ai nuk specifikon se cilat janë ndryshimet që do t’i implikojë në ambiciet bërthamore të vendit.
Marrëveshja ka për qëllim pikërisht frenimin e ambicieve bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, por tensionet Iran-SHBA janë rritur që nga largimi i Uashingtonit nga kjo marrëveshje.
Ekonomia e Iranit është goditur rëndë nga sanksionet e përsëritura amerikane, të cilat kanë prekur sektorin e naftës dhe atë të financave. /tesheshi.com/