Irani edhe zyrtarisht sot ka shkelur kufirin mbi rezervat e uraniumit të pasuruar, pavarësisht marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 të cilën e nënshkroi me fuqitë botërore.
Agjencia e lajmeve ISNA e citoi ministrin e jashtëm të vendit, duke konfirmuar se limiti prej 300 kg ishte tejkaluar.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) tha se do të paraqesë një raport.
Irani rriti prodhimin e uraniumit të pasuruar, i cili përdoret për të bërë karburantin e reaktorit dhe armët bërthamore, dhe e gjithë kjo në përgjigje të sanksioneve të rivendosura nga SHBA-të.
Vendet evropiane kanë paralajmëruar se çdo shkelje do të sjellë pasoja.
Nëse shkelja konfirmohet edhe nga ANEA, marrëveshja lejon ri-vendosjen e sanksioneve multilaterale që u hoqën në këmbim ujdisë. /tesheshi.com/