Në mesin e karakteristikave të shumta të iPhone 7 është edhe rezistenca e madhe ndaj zjarrit.
Kohët e fundit në YouTube kanë dalë disa teste të kësaj karakteristike të modelit të Apple, ndërsa njëri prej tyre ishte ekstrem.
Kanali TechRax i YouTube ka kryer një test për të verifikuar se si iPhone 7 ia del “në përballje” me 11 kilogramë barut të zi.
Baruti i zi, në të cilin ishte vendosur telefoni, shkaktoi një shpërthim të madh. Pas shpërthimit mund të shohim se si iPhone 7 i kuq i ka shpëtuar shkatërrimit dhe është serish në gjendje për të punuar.
Në ekran fillimisht tregohet paralajmërimi për temperaturën, ndërsa pas disa çasteve, kur telefoni është ftohur, gjithçka serish është funksionale./tesheshi.com/