Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INVESTIGIMI/ Kilometrat e para të autostradës Prishtinë – Shkup lëshohen këtë vit, por projekti kundërshtohet nga ekspertët. Dhe ja pse…

by te Sheshi
25/03/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
INVESTIGIMI/ Kilometrat e para të autostradës Prishtinë – Shkup lëshohen këtë vit, por  projekti kundërshtohet nga ekspertët. Dhe ja pse…

Autostrada Prishtinë – Shkup, ka filluar që të ndërtohet me 3 korrik të vitit 2014 dhe llogaritur me këtë datë, pritet të përfundojë për 42 muaj. Kjo autostradë që do të mbajë emrin e politikanit dhe mendimtarit “Arbër Xhaferi” është e gjatë 55.8 kilometra në këtë gjatësi pritet që të ndërtohen tri tunele, dhjetëra ura e do të zhvendosen disa kilometra binarë të hekurudhës.

Tenderin për kryerjen e punëve në këtë autostradë e ka fituar konzorciumi “Bechtel & Enka”. Ky konzercium pati ndërtuar edhe “Rrugën e Kombit”, kostoja e secilës ka arritur shifrat e 1 miliard eurove.

“Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se Projekti i Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” do të realizohet bazuar në standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorway Standards) dhe ka një çmim fiks (Lump Sum) prej 599,944,263.54 Euro. Kjo është kontrata më e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon”, pati thënë kjo ministri në kumtesën dërguar mediave.

Ndërsa të kënaqur me fillimin e kësaj autostrade janë shprehur të kënaqur edhe qeveritarët e Maqedonisë, shtet ky që pritet të përfitojë më shumë se Kosova nga kjo autostradë.

“Kosova do të ketë rastin të lidhet me dy korridore të rëndësishme, korridorin 8 dhe korridorin 10. Sikurse mund të lidhet edhe me detin Egje, me Detin e Zi dhe, përmes Maqedonisë, me Shqipërinë dhe Bullgarinë, Greqinë e të tjera”, Pati deklaruar Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë.

Zëdhënësja e konzorciumit” Bechtel & Enka” Ela Ruçi, ka thënë për tesheshi.com se është duke u punuar në projektin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup. Ajo thotë se punët po shkojnë sipas planit dhe se nuk ka pasur asnjë pengesë në realizmin e projektit.

“Projekti është në fazën e implementimit, dizenjimit, ndërtimit, por dhe nisjes së punëve finale për kilometrat te cilat do të hapen për qarkullim brenda këtij viti. Projekti është parashikuar të përfundojë për 42 muaj dhe “Bechtel & Enka” si ekip ka treguar tashme që është në gjendje të përmbushë në kohë, por dhe para afateve angazhimet e saj”, ka thënë Ruçi.

Në shkurt të këtij viti pati disa mosmarrëveshjeve ndërmjet kompanive të Kosovës që janë kontraktuar nga për të kryer disa punë dhe konzorciumit që i ka angazhuar “Bechtel & Enka”. Zbritja e vlerës së kontratës nga 15 centë në vetëm 6 centë, për tonë kilometër, ka ndikuar që 15 kompani, të kontraktuara nga kompania “Bechtel-Enka”, në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, t’i ndërpresin punët e tyre. Përfaqësues të këtyre kompanive thonë se “Bechtel-Enka” u ka ofruar kontratë me vlerë më të ulët sesa vitin e kaluar. Kurse zyrtarët e kompanisë “Bechtel-Enka” kanë thënë se pavarësisht kësaj, puna në autostradë po vazhdon pa asnjë problem.

Autostrada u kundërshtua, filloi në kohë të papërshtatshme

Fillimi i ndërtimit të autostradës Prishtinë-Shkup është përcjellë me kritika nga partitë opozitare. Lidhja Demokratike e Kosovës kishte vlerësuar se qeveria në largim është nxituar, sepse vendi ka prioritete shumë më të rëndësishme sesa autostrada, ndërkaq Vetëvendosje thotë se nuk do heqë dorë nga kërkesa për angazhim të prokurorisë në hetimin e dy autostradave në të ardhmen.

Një vendim si ky me një peshë shumë të lartë buxhetore për kapacitetet financiare të Kosovës, i marrë nga një Qeveri që ishte në largim dhe në momentin kur opinioni kosovar është tërësisht i fokusuar në rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve nacionale dhe zhvillimet që janë duke ndodhur në këtë kontekst, tregon shumë qartë se kjo kontratë është nënshkruar me nguti, me mungesë të thellë të transparencës dhe pa konsideruar standardet minimale të përfshirjes së publikut në vendim-marrje.

Ibrahim Rexhepi, drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS, ka thënë për tesheshi.com se secila rrugë, e çfarëdo standardi është e mirëseardhur dhe së paku lehtëson qarkullimin dhe nxitë punësim,  derisa përfundon projekti.  Ai thotë se njësoj do të duhej të ndodhë edhe me autostradën për  Shkup.  Mirëpo, sipas tij, fillimi i ndërtimit të saj ndodhi në një kohë të  papërshtatshme, meqenëse sapo kishte përfunduar ndërtimi i Rrugës së Kombit.

“Pra, buxheti  prej një projekti të rëndë e me kosto të lartë kaloi të tjetri. Kjo ndikoi që  të përkeqësohet struktura e shpenzimeve buxhetore, duke pasur parasysh  edhe presionet që erdhën për rritje pagash e pensionesh.  Ndonëse nuk janë të theksuara implikimet buxhetore, por e vërteta është se për shkak të këtij projekti janë neglizhuar shumë gjëra të tjera, të cilat janë akute për vendim- si furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të zeza, rregullimi i sistemit të ujitjes për bujqësi, avancimi dhe përmirësimi i kushteve në shëndetësi, arsim, etj. Por, me projekte si autostrada, nuk do të ketë hapësirë për investime në këto fusha”, thotë Rexhepi.

Maqedonia përfiton më shumë se Kosova

Ibrahim Rexhepi  thotë se autostrada Prishtinë – Shkup, lehtëso qarkullimin për në Maqedoni, që do të thotë lehtëson importin nga ky shtet fqinjë, por, ka një efekt tjetër të dëmshëm, sepse ajo ia ulë rëndësinë autostradës Prishtinë –Durrës.

“Kjo del nga fakti se qarkullimi i mallrave përmes pikës kufitare në Han të Elezit është shumë më i madh se ai në Vërmicë, prandaj, pas përfundimit të autostradës ai edhe më shumë do të rritej. Ndërkaq,  efekti i Rrugës së Kombit do të ishte edhe në nxitjen e qarkullimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si edhe orientimin e bizneseve kosovare kah Porti i Durrësit. Me autostradën e Shkupit bizneset do të largohen, përkatësisht  do të jenë të orientuara kah Shkupi e Selaniku”, mendon Rexhepi.

Autostradës pritet që t’ia shohë hairin Maqedonia, sepse ka një dallim të madh sa i përket importit, përkatësisht eksportit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Ibrahim Rexhepi, thotë se

Eksporti i Kosovës drejt Maqedonisë sillet në rreth 30 milionë euro, ndërsa importi rreth 200 milionë euro. Ai thotë se duhet pasur parasysh se të importi dominon nafta dhe derivatet e saj.

Edhe kontrata e autostradës Prishtinë – Shkup, jotransparente

Edhe pse Buxheti i Kosovës do t’i shpenzojë rreth 600 milionë euro për Autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, për ndërtimin e se cilës nuk është dhënë pothuajse asnjë detaj. Kontrata mes qeverisë së Kosovës dhe “Bechtel&Enka” ishte premtuar se do të publikohet sa të përkthej nga gjuha angleze në atë shqipe.

Mirëpo, Ministria e Infrastrukturës nuk ka sqaruar se pse nuk është publikuar kontrata në gjuhën shqipe. Pas shumë akuzave për mostransparencë dhe dyshimeve të ngritura rreth kësaj kontrate, kjo ministri me 8 korrik 2014, i ka mundësuar shoqërisë civile dhe të interesuarve që ta shohin këtë kontratë vetëm brenda një dite. Kontrata ka qenë vetëm në gjuhën angleze, ka qenë shumë voluminoze për t’u analizuar për disa orë, por skandaloz është fakti se ata që kanë shkuar për ta parë këtë kontratë nuk janë lejuar që ta fotografojnë e as që të marrin ndonjë kopje me vete. Kjo është ndaluar nga Ministria e Infrastrukturës pa dhënë asnjë sqarim. Me këtë veprim kjo ministri ka shkelur rëndë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i cili i mundëson palëve të interesuara që të kenë qasje në dokumente publike dhe të marrin kopje nga ato dokumente.

“Sipas nenit 11, paragrafi 1, të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, thuhet se kur lejohet qasja në dokument publik kërkuesi ka të drejtë të zgjedh nëse do të kontrollojë origjinalin apo kopjen, ose për të pranuar një kopje të dokumentit në çfarëdo forme apo formati në dispozicion sipas zgjedhjes së tij”.

Ministria e Infrastrukturës, pati mbajtur të fshehur edhe kontratën me konzorciumin “Bechtel & Enka” për ndërtimin e “Rrugës së Kombit”. Kjo ministri nuk ka ofruar asnjë detaj nga kjo kontratë pa dhënë asnjë sqarim edhe pse ajo u ndërtua nga paratë e qytetarëve të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
SPECIALE/ Ja si do të jetë “Autostrada e Kaltër”, së cilës iu hap drita jeshile nga BE

SPECIALE/ Ja si do të jetë "Autostrada e Kaltër", së cilës iu hap drita jeshile nga BE

Kina sulmon Bashkimin Europian(me investime)

Kina sulmon Bashkimin Europian(me investime)

Vajzat e Kosovës sfidojnë Serbinë në hendboll

Vajzat e Kosovës sfidojnë Serbinë në hendboll

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni