Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i njohur për qëndrimet e tij të prera publike për çështje të me ndjeshmëri të lartë shoqërore, ka shprehur sërish shqetësim në lidhje me një invazion edhe me mbështetje politike e shtetërore, të komunitetit LGBT.
Në fjalimin e së premtes, Sytari i ka lëshuar një apel shoqërisë, sidomos prindërve e venndimarrësve, që mos lejojnë degradimin moral të familjes dhe shoqërisë
“Po ndjekim prej vitesh përhapjen e alkoolit, basteve, kumarit, ku shumë familje po prishen nga këto.
Po ndjekim me shqetësim përhapjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike e çfarë nuk po dëgjojmë në këto kohë.
Çfarë është kjo liri që i jep liri fëlliqësisë të prezantohet si vlerë? Nëse thirrja për të ruajtur vlerat e njeriut është radikalizëm, e kemi për nder të jemi ekstremistë.
Nuk kanë dëshirë të na lejojnë të flasim.
A mundet të hesht zëri i besimit për fëlliqësitë? Kur të ndodhë kjo do të ndodhë kijameti.
Në emër të Myftinisë së Shkodrës, ftoj banorët e Shkodrës, e veçanërisht rininë, që të distancohemi nga këto vepra të ndyra.
U drejtohem deputetëve të Shkodrës, pa dallim partie, që të ruajnë vlerat e tyre dhe shoqërisë kur bëhet fjalë për legjitimin e këtyre fëlliqësirave. Nëse ai ngre dorën për t’i legjitimuar këto të zeza, atëherë nuk ka fytyrë për të na dalë përpara”, u shpreh kleriku i njohur musliman. /tesheshi.com/