Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTË/ Imam Ahmed Kalaja: Ju rrëfej se kush (nuk) është ISIS-i – në përgjigje të kërkesës së ambasadorit Lu dhe presidentit Nishani

by te Sheshi
31/03/2015
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
INTERVISTË/ Imam Ahmed Kalaja: Ju rrëfej se kush (nuk) është ISIS-i – në përgjigje të kërkesës së ambasadorit Lu dhe presidentit Nishani

Pak ditë më parë, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, si dhe presidenti Nishani, u lëshuan një thirrje predikuesve myslimanë, që t`i sqarojnë masat e besimtarëve mbi faktin se ISIS nuk ka lidhje më Islamin.

Dhe është Ahmed Kalaja, një prej imamëve më të njohur shqiptarë, që e vlerëson këtë thirrje, si dhe paraqet gadishmëri për ta përsëritur për të “n”-ën herë vitet e fundit se ISIS është gjithçka, veç Islamit!    

 Ambasadori Lu, së bashku me presidentin Nishani, kërkuan prej jush – pra nga ju imamët – që në këshillat që u përcillni besimtarëve në ligjëratat tuaja, të përfshini dhe ato mbi ISIS-in: që ISIS nuk është Islami, e që, thënë me fjalët tona, besimtarët mos molepsen pas këtij lloj kalifati. Si e gjykoni këtë apel të tyre?

Në radhë të parë falenderoj dy emrat e cituar prej jush, ambasadorin Lu dhe presidentin Nishani, që e vlerësojnë  misionin tonë edukativ. Dhe padyshim që është edukativ, duke përfshirë dhe sqarimet brenda për ca gjëra që për shumë njerëz nuk janë të qarta.

E dyta, dua të them se fryma e predikimit nga imamët shqiptarë ka qenë e qartë në ligjëratat e tyre, në komunikimet e tyre me median, në emisionet radiofonike ose televizive, edhe falenderojmë Zotin që na është mundësuar ta bëjmë këtë kohë më parë edhe më herët, sepse po të ndodhte thjesht tani do të thuhej “po i paguan Amerika”.

Dhe meqë është rasti, duke iu përgjigjur thirrjes së ambasadorit Lu e presidentit Nishani, por jo vetëm, po e potencoj se ISIS-i është një grupim që nuk është mbështetur e as nuk mbështetet në parimet e kulluara islame  dhe besimtarët për këtë janë të qartë, ngase është një grupim që  nuk ka mbështetje nga dijetarët e Islamit askund në botën islame. Them dijetarët, pasi këta janë referenca bazë në vlerësimin e diçkaje, e një zhvillimi a fenomeni.

Edhe njeherë: Islami edhe ekstremizmi janë dy gjëra krejt të ndryshme, e padyshim kundërthënëse. Kush e njeh dhe e jeton Islamin, e di fare mirë këtë gjë.  Madje e para gjë që mëson kur  “vë këmbën” në këtë besim, është pikërisht kjo: që ky besim, të çon në stacionin e të mesmes së artë, pikës së fortdëshirueshme të ekuilibrit që e ka të nevojshme çdo njeri, por dhe çdo shoqëri.

Këtë mund ta kuptojnë fare mirë dhe ata që janë jashtë Islamit, nëse qasja do ishte dashamirëse e jo paragjykuese, siç kemi së fundi rastin e kancelares Merkel, e cila mbajti një qëndrim mjaft pozitiv karshi protestës së shoqërisë civile gjermane kundër islamofobisë pas akteve terrorioste të Charle Hedbo. Ndërkohë që do thoja se vonesë ka në apelet si ai i zonjës Merkel kundër islamofobisë.

Në fakt, çfarë është ISIS-i dhe ka ndopak Islam në kalifatin që ata kanë themeluar dhe në sjelljet e tyre?

Unanimisht, të gjithe myslimanët e kanë kuptuar – por fatmirësisht dhe të tjerët, siç rasti i ambasadorit Lu dhe presidentit Nishani – se mes sjelljeve të tyre që nga themelimi dhe ideologjitë që ata mbartin, e deri në formimin e të ashtëquajturit kalifat, janë gjëra që nuk kanë lidhje me Islamin e pastër që zbriti Zoti i botëve nëpërmjet profetit Muhamed. Lindja, lulëzimi edhe zhvillimi i tyre, për ne gjithmone ka qenë problematik.

Lajmeve mbi llahtarat e ISIS-i, u bëjnë “karshillëk” nganjëherë dhe ca lajme që bijnë era konspiracion, pra ku pas ISIS-it fshihet ndonjë “ngatërrestar” me nam në punët e kësaj bote.         Ka diç të vërtetë në to?

Fusha e konspiracioneve është aq e gjerë e aq e madhe, sa po të futesh e të endesh aty, nuk ia vlen për lodhjen mendore që do kesh. Le të mjaftohemi duke thënë se ISIS është gjithçka, por Islam kursesi.

Në fakt, ka shumë për të thënë edhe për të diskutuar mbi atë se në rradhët e tyre ka të infiltruar, që ka të manipuluar, e unë për këtë kurrë s`kam dyshuar. Mua me vjen keq për ata që janë mashtruar prej të huajve në rradhët e ISIS-it – Xhonit përshembull, që është edhe “furnizimi” më i mirë për ta –  ngaqë nuk e njohin mirë thelbin e fesë edhe besimit Islam, e si pasojë bien pre e çdo pëllitjeje.

Në të vërtetë u keni folur  besimtarëve mbi ISIS-in këto kohë, ju si imamllarë dhe ju personalisht? Nëse po, çfarë u keni thënë?

Sigurisht që po! Por ka dhe një mënyrë tjetër për të cilën ne u flasim  çdo ditë për ISIS-in, duke u thënë se cilët duhet të jenë në jetë sipas parimeve islame, si kush duhet të jenë në familje, në punë, në shoqëri.

Pra jo duke i përmenduar, sepse kemi frikë mos zgjojmë kurreshtjen e dikujt që më pas,  me naivitet mund të bie pre e ideologjise së tyre të mbrapshtë.

Ne u tregojmë njerëzve se ç`është Islami, e kur njerëzit ta njohin këtë fe, fare qartë më pas e bëjnë dallimin se kush janë ata.

Xhamitë tona nuk mbushen nga fakti se aty bëhen sqarim mbi ISIS-in, porse se aty njerëzit arrijnë të prekin atë çfarë u mungon: paqen e brendshme, kuptimësinë e drejtë të jetës, të mirën, të drejtën dhe moralin.

Dhe si duhet të jenë pra?

Muslimanë të vërtetë, në doktrinë praktike edhe etike, në jetë, në familje, në shoqëri. Shkurt: modele për t`u ndjekur, me gjithë “buqetën” e virtyteve që ofrojnë.

ISIS është larg e afër njëherësh. Por le ta konsidëerojmë si të largët, për të parë se ç`kemi afër. Dhe kemi boll probleme plot me “isisllëqe”: tritol, së fundi dhe alarme false, konfliktualitet politik, hajdutëri pronash e dritash me shumicë, keqtrajtim dhe vrasje grash, …po këto lloj “ISIS-esh” si i luftoni në ligjërimet tuaja?

Shumë thjesht, nëse do citonim një personalitet të madh islam: beso dhe bëj punë të mira! Dhe tek punët e mira futet dhe mosvjedhja, aq më pak shtetin, meqë përmendët energjinë, por sidomos mirëtrajtimi i gruas.

Sa për – mos o Zot! – terrorin me tritol, qoftë dhe me alarme false, apo vjedhjet e  pronave, mjaft tu citoj të madhin e të mëdhenjve, Profetin Muhamed, që ka thënë se myslimani i mirë është ai nga goja e e dora e të cilit, të tjerët gjejnë rehat! Pra, nuk të vjen asnjë e keqe.  Kështu luftohen të këqijat e sipërpërmendura dhe shumë të tjera si ato.

                                                                                                                                                        /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Komisioneri Hahn, vizitë e papritur në xhaminë e Et`hem Beut

Komisioneri Hahn, vizitë e papritur në xhaminë e Et`hem Beut

Dhjetëra të vdekur pas përplasjes së tre autobusëve në Peru

Dhjetëra të vdekur pas përplasjes së tre autobusëve në Peru

Podemos, partia e majtë radikale spanjolle, gjen suksesin në zgjedhjet rajonale

Podemos, partia e majtë radikale spanjolle, gjen suksesin në zgjedhjet rajonale

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni