Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Denko Maleski: Ja ç`më bashkon me ç`më afron me shqiptarët

by te Sheshi
09/04/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 8 mins read
A A
Denko Maleski: Ja ç`më bashkon me ç`më afron me shqiptarët
16
SHARES

Nga Memedali Jusufi

Denko Maleski është ndër zërat më autoritarë të mendimit politik, por dhe atij akademik maqedonas.  Ai ka qenë Ministri i parë i Punëve të Jashtme pas shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia, si dhe  Përfaqsues i parë i Maqedonisë në OKB në vitët `93-`97.         

Më tej, ai njihet si Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin ‘Shën Cirili dhe Metodi’ në Shkup, si dhe Profesor me status vizitori në ‘Ohajo 90/91’.  Në Universitetin ‘Priston’ ka qëndruar për studime në qendrën studimore “ Widrou Wilson”.

Është gjithashtu autor i disa librave si: ‘Sistemet politike moderne’ , ‘Për Politikën Ndërkombëtare’,  ’Bota e Tuqididit dhe e Makiavelit’, ‘Ese politikë’, ‘Bebja prej letre-Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombtare 91/93’.

Në intervistën e mëposhtme, dhënë ekskluzivisht për portalin ‘tesheshi’, ai flet për disa zhvillime delikate të sotme, lokale e rajonale, si për aspektin zhvillimor e si për atë diplomatik. 

Nga këndvështrimi juaj, si kanë qenë marrëdhëniet me fqinjët në fillim të viteve të `90 dhe si janë tani?

Në fillim të viteve të `90, shtetet e vogla ballkanike ishin të kapur nga rryma e fuqishme e integrimeve Veri-Atlantike. Luftërat e pakuptimta në territorin e ish-Jugosllavisë, përveçse shkaktuan vuajtje të tmerrshme për miliona njerëz  – rreth 200 mijë të vrarë – ato gjithsesi nuk e ndërprenë vazhdimin e historisë europiane të Ballkanit.

I gjithë rajoni i Evropës Lindore u përcaktua për vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë, e sidomos Ballkani, me ngritje dhe rënie, që lëvizte drejt jetësimit të këtyre vlerave. NATO u imponua si mundësi më e mirë për zgjidhjen e dilemës së sigurisë në rajonin tonë, ndërkohë që BE u pa si rrugë e mirëqënies dhe prosperitetit.

Ajo është fotografi e madhe e cila ndikoi në sjelljen e fqinjve, ku disa u ndodhën në mes anëtarsimit në NATO dhe BE, e ideve të vjetëruara tashmë për të përfituar sa më shumë territore për krijimin e shteteve etnike me kufij të skicuar historikë; por që fatlumturisht, tek shumica e popujve dominoi prirja për integrim europian.

Duke luftuar me djajtë e historisë dhe me traditat tona politike autokrate dhe paragjykimet tona për “tjetrin”, në 25 vitet e kaluara të gjithë ne bëmë shumë hapa përpara. Jemi pjesë e zones Euro-Atlantike, të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që varet prej nesh se sa kohë do na duhet që të transformohemi në demokraci evropiane në shtëpitë tona, sa shpejtë do krijojmë  shoqëri demokratike e tolerante.

 

 A e ka ndryshuar vizionin e saj Maqedonia që nga koha kur ishit Ministër i Punëve të Jashtme? Dhe nëse po, ç`kahje ka marrë?

Shikuar formalisht, asnjë qeveri nuk ka hequr dorë nga vizioni që ne e shkruam në fillim të viteve `90: anëtarsim në NATO dhe BE, por që ca sjellje politikanësh me rol drejtues bënë që ky vizion të mos bëhet realitet.

Respektivisht, duke mos e kuptuar se për tu arritur qëllimi duhet të merren edhe vendime të vështira, e ngadalësuan rrugën e Maqedonisë.  Në planin e brendshëm, përfaqsuesve të shumicës u duhej një dekadë që të kuptojnë se edhe komunitetet tjera – siç është veçanërisht ai shqiptar – duhe të përfitonin nga liria.

Përndryshe, ndodhi që erdhëm në prag të luftës qytetare dhe vetëm intervenimi i faktorëve europianë  në vitin 2001, na tërhoqi nga fundosja dhe na ndihmoi të formulojmë një koncept politik tjetër nga ai që kishim. Në planin e jashtëm, vuanim nga embargoja e Greqisë e cila i duhej shumë kohë të kuptojë se ne këtu nuk jemi një krijesë e përkohshme, por që jemi këtu për çdo herë, si shtet e si popull fqinj.

Nacionalizmi grek shkaktoi interpretim të historisë maqedonase, e cila erdhi në ndeshje të drejtëpërdrejtë me pikëpamjen  e historisë së Greqisë dhe trashëgimisë kulturore të saj. Duke debatuar për të kaluarën, e penguam të ardhmen. Domethënë , edhe pse vizioni mbeti i pandryshuar, nuk kishim politikanë që ta bëjnë realitet  atë: njerëz modernë, të përgjegjshëm, të cilët vihen në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së popullit.

Si i shikoni marrëdhëniet ndëretnike, të mëhershme dhe ato aktuale?

Në aspektin e emancipimit të  popullatës shqiptare, janë bërë hapa impresive. Nga të gjitha anët jemi të ndikuar nga vlerat perëndimore. Ne jemi shoqëri e hapur që i përshtatet lehtë lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës. Madje ne të gjithë kemi të drejtë të emancipohemi nga kombi ynë, gjuha dhe kultura e saj, një gjë që e kanë të qartë të gjithë besoj.

Ajo që nuk është e qartë sa duhet, ka të bëjë me qëllimin final ku emancipimi nga kombi ynë, të mos na shndërrojë në rob të saj, shovinistë të udhëhequr nga parimi i mbrashtë “me kombin tim, edhe kur ka të drejtë edhe kur e ka gabim!”.

Ne jemi edhe qytetarë të Evropës dhe të botës, që duhet të udhëhiqemi nga humanizmi, altruizmi, brengosja për  tjetrin, empatia, mendimi kritik, zhvillimi moral, të ndërgjegjshëm për botën rreth nesh; nga modestia, paqja, drejtësia sociale, përgjegjësia, etj.

Koncepti ‘qytetarë për shtetin’ për disa teoricienë është gati një mision i pamundur dhe i shtrenjtë për tu realizuar. Ju si e gjykoni?

Problem parësor i politikës  për  shoqëritë multietnike,  të cilët duan të implementojnë ndonjë koncept të pastër qytetar, vjen nga rreziku që shumica mos të jetë dominante ndaj pakicës. Së këndejmi, edhe pse teorikisht koncepti ‘qytetarë’ që thotë se “nuk ka rëndësi se cilit etnitet i takon, porse a posedon të drejta njerzore”, është koncept më i drejtë,  në të fshihet edhe një rrezik serioz. Fakt është që në realitetin politik në Maqedoni, gjatë viteve 1991-2001, ky koncept prodhoi majorizim të shumicës maqedonase kundrejtë pakicës shqiptare, duke u bërë katalizator i krizës që rrezikonte ta shpërbëjë shtetin.

Ta themi qartë: në Ballkan është i nevojshëm një balancim i ndjeshëm në mes të drejtave individuale dhe atyre kolektive, ashtu siç është formuluar në  Marrëveshjen e Ohrit.

Ju si profesor, por edhe si ish-funksionarë, çfarë raportesh ruani ose keni me shqiptarët?                        Çfarë vlerësimi keni për politikanët shqiptarë dje dhe sot?

Një përkufizim të qartë nuk mund të bëj, për faktin e thjeshtë se përpjekjet e tyre kanë qenë edhe përpjekje të mia. Nuk kishte arsye të jetë ndryshe. Asnjëherë në familjen time nuk është dëgjuar asnjë fjalë e keqe për shqiptarët.

Përkundrazi, nga kurbeti i gjyshit tim Kërste si bukëpjekës në Shkodër – ku im atë ka mësuar gjuhën shqipe nëpërmjet të folmes së tim eti – në Manastir me rastin të hapjes së Muzeut të Alfabetit Shqip, e deri të zëri i bukur radiofonik i tezes sime Parashqevi Maleska – spikerës së parë në gjuhën shqipe te Radio – Shkupi –  e rrëfimi i brigadave të përziera partizane  maqedono-kosovare, gjithçka ishte në frymën e marrëveshjes dhe mirëkuptimit .

Unë jam rritur dhe edukuar me atë traditë. Ndërkohë, me kryetarin e parë të PPD-së, Abdurrahman Haliti , rrinim bashkë në karriget e  Fakultetit të Drejtësisë në Shkup. Kurrë sërish u takuam në vitin 1991, ai si kryetar i PPD-së dhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme, përpjekja e jonë e përbashkët, tradita jonë e përbashkët partizane, ishte Maqedonia demokratike dhe e lirë, shtet i të gjitha kombeve të cilët jetojnë në të.

Në ato vite, grupi parlamentar shqiptar ishte i jashtëzakonshëm, e mbronte Maqedoninë duke futur mirëkuptim  dhe arsye, në kohë të ekstremeve të mëdha, që merrnin gjithnjë e më shumë hov.

Fatkeqësisht , punët nuk shkonin në drejtimin të cilin e dëshironim. Dhjetë vite më vonë, as Abdurrahmani e as unë nuk ishim faktorë në politikën maqedonase , ndërkohë që drejtues i përpjekjeve të armatosura, Ahmeti, duhej të merrej vesh me politikanët maqedonas me anë të përkthyesit. Kjo ishte simbolika e trishtë e asaj se sa jemi larguar nga njëri-tjetri.

FA76530688AA514CB289B77CD408A462

Për politikanët shqiptarë: Edhe pse politikanët shqiptarë në asgjë nuk e kalojnë mesataren maqedonase – që do të thotë se nuk janë në nivelin e standarteve evropiane – tek një plejadë studentësh nga dy universitetet me mësim në gjuhën shqipe dhe ata në gjuhën maqedonase , kam shpresë se do t`i thyejnë barrierat etnike.

Ja pra, gruaja ime Mirjana Maleska, profesore në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, këtë vit morri çmimin ‘Milingona e artë – promotore e kulturës shqiptare 2014’, e cila iu dha solemnisht në Shkup, çmimin e parë që e ka marrë ndonjëherë në jetë.

A egziston rreziku që Maqedonia ta humb rekomandimin nga Bashkimi Evropian pas ndodhive të fundit?

Ajo nuk mund të përjashtohet. Gjithçka varet nga zhvillimet e ngjarjeve.  Nëse ndodh një gjë e tillë,  Maqedonia rrezikon të humbë  një mekanizëm për kontroll të ngjarjeve nga ana e Bashkimit Evropian. E them këtë për shkak se, derisa rekomandimi është në fuqi, politikanët lokalë janë nën mbikqyrje të Brukselit; e nëse kjo mungon, do të mund të bëjnë çka të duan, gjë që nuk është e mirë për popullin

Si e parashikoni zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni?

Kriza në Maqedoni është produkt i mospasjes së kontrollit demokratik të të gjitha niveleve në vendimmarrje. Gjatë viteve që i lamë pas, është forcuar tendenca autokratike në disfavor të asaj demokratike, kështu që tash nuk kemi opozitë në Kuvend. Nga kjo gjendje, deri te abuzimi me pushtetin, është një hap larg.

Një abuzim i tillë është përgjimi, i cili, me shmangjen e dëgjueshmërisë të disa pjesëve të aparatit policor, tashmë po kthehet kundër qeverisë. Opozita, këta “zbardhje të rasteve” i publikon përmes “bombave politike”, të cilat vërtetojnë abuzim të qeverisë nga ana e përfaqsuesve më të lartë.

Janë të mundura dy skenare: e para, më e preferuar është që kryeministri i kompromentuar dhe një grup rreth tij ministrash të përfshirë në aferë, të japin dorheqje; të zgjidhet një kryesi e re dhe të hapen negociata me opozitën që të kthehet në Kuvend, në përputhje me agjendën për reformat në sistemin politik dhe sëndërtimi i kontrollit demokratik në të gjitha nivelet e vendimmarjes.

Kurse skenari i dytë është që, nëse qeveria refuzon të tërhiqet e ndërkohë kriza do të thellohej më tepër, e cila mund të çojë deri te dalja në rrugët e Maqedonisë, zgjidhje të urtë sigurisht që nuk do kishte, pasojat e së cilës vështirë të parashikohen.

Si e shikoni zgjidhjen e çështjes së emrit? A mund të flasim për një kompromis në mes dyja palëve si zgjidhje afatgjate të këtij ngërçi në mes Maqedonisë dhe Greqisë?

Derisa kishim një interpretim modern të Historisë së Maqedonisë, me theks të identitetit tonë me karakter sllav, e vërteta dhe e drejta ishte në anën tonë. Nëse do të vazhdonim më këtë kurs nga pavarësia e shtetit tonë, do t`i bënim irrelevante argumentet greke, e mbase edhe çështja e emrit do ishte e paqenë.

Por kur nacionalizmi maqedonas filloi t`i vendoste themelet e identitetit tonë  në truallin që Greqia e konsideron si trashëgimi të vetën kulturore dhe historike, e komplikuam çështjen, duke e çuar në drejtimin të cilin e dëshironte nacionalizmi grek.

Frikësohem se tani nuk do mjaftojë edhe kompromisi për emrin, por do të duhet me patjetër një rishikim i identitetit tonë historik. Kjo ishte edhe deklarata e fundit e qeveritarëve grekë, se tashmë nuk është problem emri por çka nënkuptojmë me emrin Maqedoni.

A do të kemi zgjerim të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor?

Bashkimi Evropian është një projekt i kahëmotshëm për paqe në kontinent , i shkëputur nga luftrat e vazhdueshme.

Pas përvojave rrënqethëse të dy Luftrave Botërore në shekullin `20, shtetet u bashkuan rreth idesë për paqe dhe bashkëpunim të ndërsjelltë dhe zgjidhjes të të gjitha problemeve përmes negociatave.

Sot , sendërtimi i strukturave mbinacionale të Bashkimit Evropian, monedha dhe institucionet e tjera të përbashkëta, janë hapësira të reja drejt paqes dhe prosperitetit. Bashkimi si projekt paqësor i duhet Ballkanit, ashtu siç e kishte nevojë Europa Perëndimore pas luftës së Dytë Botërore.

Tashmë, neve na mbetet t`i aftësojmë shoqëritë tona për këtë vizion; dhe mbi të gjitha shtetet tona duhet të ballafaqohen me detyrat si antare e Unionit.  Sepse, Bashkimi Europian nuk është zëvendësim i shteteve por është vazhdimësi e tyre. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

 

Related Posts

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Next Post
Fotot/ “Parada” e dy deputetëve në Gjykatën e Lartë

Fotot/ “Parada” e dy deputetëve në Gjykatën e Lartë

Mediat italiane: Vizita e Ramës, për projektin e makro-rajonit Adriatik

Mediat italiane: Vizita e Ramës, për projektin e makro-rajonit Adriatik

Ndryshon ora, shkon 60 minuta para

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE-ja ndjek Trump-in: heq të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

Nga një demokrat riosh: projekti reformues i PD-së me Berishën në krye

20/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.