Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA: Vizita e Vuçiçit në Shqipëri – Adri Nurellari: Pozitive, liderët shqiptarë nuk lëshuan pe për Kosovën

by te Sheshi
01/06/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
INTERVISTA: Vizita e Vuçiçit në Shqipëri – Adri Nurellari: Pozitive, liderët shqiptarë nuk lëshuan pe për Kosovën

 Intervistoi: Eva Gjura

– Përcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, propozimi është krejt qesharak dhe anakronik

 Adri Nurellari, këshilltari i zëvendës  kryeministrit dhe njëkohësisht  Ministrit të Punëve të Jashtme në Kosovë  Hashim Thaçit, gjatë një interviste për  ‘tesheshi.com’, komenton zhvillimet më të fundit politike në Kosovë dhe në Shqipëri. Duke u ndalur tek vizita e kryeministrit serb në Shqipëri, Nurellari shprehet se kjo vizitë është parë si një zhvillim pozitiv në Kosovë pasi liderët e Shqipërisë  nuk lëshuan pe dhe nuk u lëkundën për sa i përket pozicionit të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës.

–Kryeministri serb zhvilloi vizitën e parë në Shqipëri, si u pa nga Kosova kjo vizitë?

Unë besoj se kjo vizitë është parë si një zhvillim pozitiv në Kosovë, pasi nga njëra anë panë liderët e Shqipërisë që nuk lëshuan pe dhe nuk u lëkundën për sa i përket pozicionit të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, prania e Vuçiçit në Tiranë shërben njëherazi si  një pranim të realitetit politik të shqiptarëve sot në Ballkan dhe si zbutës i klimës së urrejtjes etnike që ka mbizotëruar gjatë brenda Serbisë duke ndihmuar në kultivimin e fqinjësisë së mirë në Ballkan.

 -Besoj keni ndjekur me vëmendje  ato çfarë u thanë nga vizita e kryeministrit serb  në Shqipëri dhe ato çfarë u nënshkruan mes dy qeverive. Mendoni se ia arriti qëllimit vizita, apo ishte thjeshte një shoë?

Një pjesë e mirë e diplomacisë kryhet pikërisht me veprime simbolike e solemne që mund të mos duket se kanë shumë përmbajtje, por që impaktin e kanë shumë herë më të madhe se sa duket me sy të lirë. Në historinë moderne të marrëdhënieve ndërkombëtare spikat e ashtuquajtura diplomacia ping-pong në fillim të viteve `70 si një ndër rastet më klasike të bërjes së diplomacisë me mjete alternative periferike. Konkretisht, shkuarja e kombëtares amerikane për një lojë miqësore me kombëtaren kineze shërbeu si hap i parë për shkrirjen e akujve të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Pekinit dhe i hapi rrugën vizitës së parë të Niksonit në Kinë.  Është interesante se ajo lojë në dukje e papërfillshme e ka pasur impaktin edhe në Shqipëri pasi hapja e Mao Cedunit me amerikanët, çoi në prishjen e marrëdhënieve të ngushta që ekzistonte asokohe mes dy shteteve dhe i hapi rrugën izolimit total autarkik të RPSSH-së.  Por për tu kthyer tek vizita unë mendoj se takimi pati përmbajtje, sepse u konkretizua me miratimin e disa projekteve thelbësore infrastrukturore, që do të lidhin më mirë e më shpejtë popujt e Ballkanit duke rritur ndërvarësine dhe ndërveprimin gjë që ka impakt të drejtpërdrejtë në stabilitetin dhe paqjen e rajonit.

 -Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka deklaruar se përcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet sa më shpejt përmes një konference ndërkombëtare,  duke theksuar faktin se Lugina e  Preshevës duhet të këmbehet me veriun e Kosovës. Cili është komenti juaj?

Kjo është një taktikë tradicionale diversioniste e Beogradit e dalë boje tashmë, e cila ka pasur për qëllim që të joshë një pjesë të popullsisë shqiptare nacionaliste naive e folklorike me karremin e një bashkimi me Luginën. Mirëpo qëllimi i vërtetë është që të rishtrojë në tavolinë dhe ringrejë pikëpyetje mbi pavarsinë e Kosovës dhe sovranitetin territorial të saj. Me siguri është bërë si deklaratë për konsum të brendshëm politik populist, sepse realiteti është jashtëzakonisht ndryshe tani, si pasojë e dialogut në Bruksel.  Sidomos pas vendosjes së sovranitetit dhe kontrollit të territorit në veri të shtetit dhe përfshirja e popullsisë serbe të atjeshme në dy zgjedhjet e fundit politike si dhe në institucionet shtetërore ky propozim është krejt qesharak dhe anakronik.

-Ju i keni ndjekur ngjarjet e fundit ne Kumanovë. Cili është qëndrimi juaj?

Une personalisht jam i pikëlluar për gjithë atë gjak shqiptarësh të derdhur dhe për atë imazh të keq që e gjithë ajo ngjarje ka shkaktuar për imazhin e shqiptarëve duke u dhënë mundësi armiqve tanë të kenë një evidencë në dorë për të na akuzuar si shkaktarë destabiliteti. Prandaj shpresoj që të hetohet e të zbardhet sa më shpejtë mekanizmi me të cilin ata të rinj janë mobilizuar, janë instrumentalizuar dhe janë dërguar në atë grackë që u shndërruar në therrtore për ta në mënyrë që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Për sa i përket qëndirmit të përgjithshëm unë besoj se prania e luftëtarëve që pretendojnë se janë një  UÇK e re  dhe veprimet e dhunshme në këtë moment shkojnë ndesh me interesat kombëtare s hqiptare dhe po ashtu devijojnë vëmendjen nga nevojat e brendshme të Maqedonisë për t’u reformuar dhe për t’iu rikthyer rrugës së demokracisë dhe zbatimit të ligjit.

-Si e gjykoni qëndrim e partive politike shqiptare të Maqedonisë ndaj ngjarjeve të Kumanovës? A bënë aq sa duhet?

Në rastin e Kumanovës une mendoj se partitë shqiptare në Maqedoni  kanë mbajtur një qëndrim shumë korrekt, duke i lënë mënjanë axhendat e tyre partiake të përditshme dhe duke u vendosur në një gjatësi vale  së bashku me faktorin shqiptar politik në Kosovë dhe Shqipëri,  por edhe me aleatët tanë perëndimor. Unë besoj se distancimi nga veprimet që cënojnë stabilitetin e Maqedonisë,  dënimi i përdorimit të mjeteve të dhunshme  si dhe këmbëngulja në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit përputhen më së miri me interesat e shqiptarëve si dhe mbarë rajonit.

-Pse mendoni se qeveria maqedonase është kundër hetimit ndërkombëtar të ngjarjes së Kumanovës?

Normalisht, asnjë shtet nuk e pranon me kënaqësi një hetim ndërkombëtar, sepse në këtë mënyrë faktikisht pranon edhe që nuk zotëron vullnetin apo kapacitetet për një proces hetimor me integritet  dhe profesionalizëm. Mund edhe të ndodh që kanë diçka për të fshehur pra që operacionet  policore mund të mos jenë zhvilluar në mënyrë profesionale konform ligjeve ose madje që te ketë pasur edhe implikime të strukturave shtetërore me atë grup guerrilas, por gjithësesi këto janë thjesht hamendësime dhe me shpresë  në një të ardhmene afërt do zbardhet plotësisht ajo ngjarje aq e rëndë.

-Kryeministri Rama në Ministerialin Rajonal tha se Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në NATO vetëm atëherë kur dhe vendi fqinjë të respektojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit. Cili është komenti juaj?

Zbatimi me rigorozitet të plotë e Marrëveshjes së Ohrit është një objektiv që shkon drejtpërdrejtë në interes të shqiptarëve të Maqedonisë, të stabilitetit të brendshëm të shtetit maqedonas, por edhe të konsolidimit të harmonisë dhe fqinjësisë së mirë në mbarë Ballkanin. Prandaj nxitja apo presionin për këtë zbatim në vetëvete mendoj se është i dobishëm dhe i mirëpritur. Mënyra apo veprimet që zgjidhen për të ushtruar këtë presion pastaj është një tjetër gjë dhe këtu ka hapësirë për diskutime.

-Qytetaret  e Kosovës, ashtu si edhe të Shqipërisë, kërkojnë gjithmonë e më shume të ikin nga vendet e tyre, pse ky emigrim,  edhe pas kaq viteve demokraci, pse vendet tona ende nuk po shkojnë në lartësinë e duhur ekonomike për të siguruar kushte jetese më të mira për shtetasit e tyre?

Po të shihni numri i banorëve që po ikin është duke u rritur jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, por në mbarë rajonin, dhe faktikisht Serbia zë vendin e parë kur vjen puna tek numrat. Çështja e migrimit është komplekse dhe ka një mori faktorësh që e shkaktojnë prandaj për të dalë me konkluzione bindëse do të duhen analiza më të thella për të gjetur përgjigjen tuaj. Megjithatë emigracioni është një fenomen historik masiv i shqiptarëve dhe prania e një diaspore të madhe në Perëndim nga njëra anë dhe lidhjet tradicionale të ngushta që kemi brenda familjes, bën që nevoja për bashkim familjar të jetë gjithnjë e pranishme. Po ashtu mendoj se një rol të madh kanë luajtur rrjetet e keqëbërësve trafikantë, të cilët kanë ushqyer iluzione dhe kanë përhapur në mënyrë efikase thashethemin se duke shkuar në vendet e Evropës Perëndimore shqiptarët mund të sigurojnë lehtësisht azilin dhe të marrin lëmoshë qyl nga këto shtete.

-Shqipëria do te përballet pas pak ditësh me zgjedhjet lokale. Në gjykimin tuaj si do të shkojë ky proces zgjedhor, e kam fjalën gjithmonë për procesin e numërimit te votave, do të përballemi sërish me odisetë e gjata të numërimit të një grushti votash?

Unë kam shpresën se zgjedhjet e ardhshme do të  organizohen në një mënyrë më efikase dhe rigoroze. Megjithatë do të kisha shpresuar që të ishte vendosur sistemin elektronik i votimit, i cili u diskutua në 2013 mirëpo sivjet as nuk është përmendur, me shpresën se do të ndihmonte drejtpërdrejtë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor.  Një faktor kyç në mënyrën se si organizohen zgjedhjet është sa e afërt  domethëne e paparashikueshme është gara . Pra në rastet kur të dy krahët kanë gjasa të mëdha për të fituar dhe rezultati mes tyre është minimal atëhere incentiva për të futur duart në procesin zgjedhor ka për të qenë më i madh. Mirëpo  duke patur parasysh madhësinë e koalicionit të majtë  dhe historikun e zgjedhjeve në Shqipëri, mund të thuhet se fitorja është e sigurtë në pjesën më të madhe të bashkive. Në këtë mënyrë bashkitë ku do ketë garë të ashpër e për rrjedhojë potencial për manipulime e zgjatje të procesit kanë për të qenë të kufizuara dhe izoluara.

-Në politikën shqiptare, vëmendjen kryesore e ka zënë dekriminalizimi i politikës, kryesisht i parlamentit dhe institucioneve më të larta shtetërore. Si erdhëm në këtë pikë, pse kaq e kriminalizuar politika dhe shteti shqiptar?

Shkaqet janë të shumta duke nisur nga dështimi i të gjitha qeverive shqiptare për të ndërtuar një sistem efikas të prokurorisë dhe gjyqësorit duke sjellë kështu një situatë të zbatimit të ligjit që lë shumë për të dëshiruar. Kjo ka mundësuar që ata kriminelë që do të meritonin të ishin bankat e të akuzuarve në gjykata sot janë në bankat e Kuvendit duke farkëtuar të ardhmen tonë si ligjvënës. Një tjetër shkak niset mos përmirësimi i procesit zgjedhor në Shqipëri duke bërë që fushata dhe administrimi në terren i votave t’u jap kriminelëve një rol protagonist madje edhe duke krijuar një varësi të partive politike prej fondeve apo mbështetjes që jepet nga njerëzit e nëntokës kriminale. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Parashikime për humbje të mëdha ekonomike pasi britania “të lerë” BE-në

Parashikime për humbje të mëdha ekonomike pasi britania “të lerë” BE-në

Promovohet në Prizren “Mashtrimi i Madh” i Bardhyl Mahmutit

Promovohet në Prizren “Mashtrimi i Madh” i Bardhyl Mahmutit

KQZ në kaos, sërish një bashki mbetet me kandidat mangut

KQZ në kaos, sërish një bashki mbetet pa regjistruar kandidatin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.