Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Vangjel Tavo: Njerëzit që po e lënë Shqipërinë janë viktima të mashtrimeve

by te Sheshi
28/04/2015
in Kryesore
Reading Time: 6 mins read
A A
INTERVISTA/ Vangjel Tavo: Njerëzit që po e lënë Shqipërinë janë viktima të mashtrimeve

Nga Eva Gjura

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, në një intervistë për ‘tesheshi.com’ shprehet i bindur ne fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e qershorit. Tavo nënvizon faktin se koalicioni i Aleancës së Shqipërisë Europiane, në zgjedhjet lokale përfaqësohet me 61 njerëz me integritet, të cilët do i shërbejnë më së miri qyetarëve në mbarë vendin.  Ai thotë se, përzgjedhja e kandidatëve ka qenë një proces bashkëpunimi, konsultimi, dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve.

Gjithashtu deputeti i LSI komenton edhe zhvillimet me te fundit politike në vend. Duke u ndalur tek largimet masive që shqiptarët po bëjnë drejt perëndimit duke kërkuar azil ekonomik në vende të ndryshme të BE, deputeti i LSI bën të ditur se, shqiptarët kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në mbarë hapësirën Shengen, por lëvizja e lirë dhe punësimi në hapësirën Shengen janë dy gjëra tërësisht të ndryshme ndaj çdo qytetar shqiptar duhet të gëzojë këtë liri të lëvizjes por të respektojë rregullat dhe ligjet e vendeve të tjera.

 Jemi në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. A është gati LSI për këto zgjedhje dhe cilat janë rezultatet që LSI pret të marrë?

Lëvizja Socialiste për Integrim është mëse e gatshme për zgjedhjet e 21 Qershorit. Të gjithë strukturat e saj janë të mobilizuara në mbarë vendin, dhe, si forcë politike ashtu edhe pjesë e koalicionit të Aleancës së Shqipërisë Europiane, shkon drejtë zgjedhjeve me bindje të fortë për një fitore në rang kombëtar. Rezultatet që presim do jenë spektakolare dhe të zgjedhurit e rinj vendorë, falë edhe ndarjes së re territoriale, do nisin një etapë të re në drejtimin e bashkive, administrimin më të mirë të qyteteve dhe fshatrave, dhe përmirësimin e ndjeshëm të standarteve të jetës së qytetarëve shqiptarë.

LSI në këto zgjedhje do të garojë në disa bashki me kandidatët e saj, pas zonave të lira që i ka lënë PS. Cili ishte kriteri përzgjedhës mbi të cilat morët këto bashki?

Lëvizja Socialiste për Integrim është pjesë e një koalicioni tejet të konsoliduar dhe ajo do hyjë në këtë garë krah për krah Partisë Socialiste dhe aleatëve të tjerë, duke dhënë plotësisht imenjimin dhe energjeninë e saj. Në këto zgjedhje ne përfaqësohemi nga 61 njerëz me integritet, të cilët do i shërbejnë më së miri qyetarëve në mbarë vendin.  Përzgjedhja e kandidatëve ka një qenë një proces bashkëpunimi, konsultimi, dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve. Si pjesë e koalicionit LSI hyn në disa bashki me kandidatët e saj, por në të gjithë këtë garë ne hyjmë si një bashkim forcash, e cila do jetë shumë e suksesshme në rang kombëtar. Kriteri përzgjedhës për kandidatët është bërë, bazuar mbi integritetin e tyre dhe vlerat që ata përfaqësojnë ndaj e them me bindje që 61 kandidatët e koalicionit tonë janë njerëzit e duhur për të drejtuar bashkitë e vendit. Përsa i përket kritereve të ndarjes së bashkive, është ndjekur një strategji i shërben fitores së koalicionit tonë.

Ju jeni në krye të grupit të punës në Gjirokastër, si po shkojnë përgatitjet ne ketë qark?

Në qarkun e Gjirokastrës përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, me ritme të shpejta, dhe me një energji dhe frymë pozitive nga të gjithë ata që kanë vendosur të angazhohen dhe kontribuojnë në këtë fushatë. Fryma e fitores na shoqëron gjatë cdo ditë të punës sonë dhe kontributi që po japin të gjithë është vërtet për tu admiruar. Në Gjirokastër koalicioni i Aleancës së Shqipërisë Europiane do jetë fitues dhe ne kemi ngritur një platformë konkrete mbi të cilën do bazohet puna që në ditën e parë të drejtimit të Bashkisë.

Jemi krenarë që Gjirokastra përfaqësohet nga Znj. Zamira Rami, e cila do i shërbejë më së miri qytetit dhe zonave përreth tij, dhe ju siguroj që Gjirokastrën e pret një e ardhme më e mirë.

Shqipëria është përfshirë nga një eksod i madh. Çdo ditë ka qindra njerëz të cilët kërkojnë azil në vende të ndryshme të BE. Çfarë po ndodh, pse u rikthyem sërish në këtë situatë?

Sot, shqiptarët kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në mbarë hapësirën Shengen. Kjo e drejtë e lëvizjes i lejon ata të lëvizin lirshëm në vende të Europës por jo të punojnë në vendet e tjera pa patur dokumnetacionin përkatës, i cili është tërësisht i ndryshëm nga vizita turistike apo qëndrimi i shkurtër. Vende të ndryshme e kanë të bazuar ekonominë e tyre mbi punësimin e të huajve, por kërkojnë specifika të caktuara profesionesh, për të cilat aplikohet nëpërmjet ambasadave përkatëse dhe jo nga lëvizja e lirë në hapësirën Shengen. Fatkeqësisht, kjo çështje është përdorur nga individë të caktuar të cilët kanë përfituar nga njerëzit e thjeshtë duke i gënjyer dhe mashtruar ata në këmbim të parave apo mjeteve të tjera. Lëvizja e lirë dhe punësimi në hapësirën Shengen janë dy gjëra tërësisht të ndryshme ndaj cdo qytetar shqiptar duhet të gëzojë këtë liri të lëvizjes por të respektojë rregullat dhe ligjet e vendeve të tjera.

Në parlament ka nisur beteja për dekriminalizimit e klasës politike, besoni vërtet se kjo do të arrihet apo si çdo nismë edhe kjo do të jetë thjeshtë shashka e radhës?

Është e kuptueshme që cdo iniciativë e politikës konsiderohet si shashkë pasi për dy dekada politika në tërësi ka krijuar skepticizëm tek qytetarët. Por,  ju siguroj që mazhoranca qeverisëse është tërësisht e fokusuar në punën e saj për ta ndryshuar këtë perceptim dhe për të ndërmarrë reforma në shërbim të vendit dhe drejtë vlerave dhe standarteve europiane. Destinacioni i Shqipërisë është Europa, dhe atje do shkojmë vetëm me vlera europiane. Përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë bashkie në mbarë vendin ishte testi i parë dhe ne e vendosëm si një kriter të panegociueshëm me veten tonë por edhe me qytetarët që këta njerëz të jenë pa precedent kriminal dhe pa asnjë konflikt sa do të vogël me drejtësinë. Jemi në rrugën e duhur dhe me përkushtimin që kemi, duke shpresuar që edhe spektri tjetër politik ti bashkohet misionit tonë, politika dhe politikanët do jenë më larg shkeljeve por më pranë transparencës dhe vlerave të vërteta demokratike.

Cili është vlerësimi juaj për ketë parlament?

Parlamenti nuk është një njësi që thjeshtë përkufizohet nga një fjalë, por një grupim përfaqësishë dhe të zgjedhurish të drejtëpërdrejtë të shumë katëgorive të qytetarëve tanë, të ndarë si gjeografikisht, ashtu edhe politikisht. Çdo individi në Republikën e Shqipërisë voton në mënyrë të lirë dhe demokratike, dhe vota e tij manifestohet me anë të të zgjedhurve. Duke iu përgjigjur pyetjes suaj, më lejoni tju them me tërë bindjen time se risia e këtij Parlamenti fillon që nga mënyra e drejtimit të tij. Këto dy vjet parlamenti është drejtuar në mënyrë shembullore, por plot profesionalizëm nga kryetari Ilir Meta. Edhe mazhoranca parlamentare ka treguar një standart të ri dhe etik në mbarëvajtjen e punës së legjislativit.

Pse erdhëm në këtë pikë të kriminalizimit të politikës, duhet të ketë një emër një fajtor për këtë situatë të shkaktuar në politikën shqiptare?

Shqipëria ka një histori të trishtë gjatë shekullit të kaluar, të ndarë në periudha të caktuara të cilat kanë lënë si trashëgimi një sërë problematikash. Pas viteve 90-të vendi ynë kaloi një periudhë tejet të gjatë të tranzicionit. Një periudhë shumë e errët dhe konfuze si për njerëzit ashtu edhe për politikën. Kjo periudhë krijoi hapësira për shumë parregullsi, të cilave u ka ardhur koha të ndreqen dhe vendi të ecë përpara, sipas standarteve europiane dhe jo tranzitore. Shqipëria është në rrugën e drejtë dhe shumë shpejtë do jemi edhe ne pjesë e plotë e familjes së madhe europiane, duke parë nga e ardhmja dhe jo duke mbajtur kokën pas si peng e së kaluarës.

Brukseli i ka dhanë një tjetër shuplakë Shqipërisë në lidhje me problemet e mëdha që kemi me sistemin e drejtësisë. Pse nuk po arrijmë të kemi një sistem drejtësie si vendet e tjera të Europës?

Pjesë e problematikave që kemi trashëguar nga e kaluara është edhe sistemi i drejtësisë. Që me ardhjen e qeverisë së re nisi puna për reformimin e këtij sistemi. U deshën shumë vite për ta shkatërruar atë, na duhet edhe pak kohë për ta ndërtuar atë sipas atributeve që meriton drejtësia dhe shteti i së drejtës. Mazhoranca e ka nisur punë për reformimin e sistemit të drejtësisë, sigurisht, që u përball me rezistencë të madhe nga ata që e mbrojnë sistemin që gjetëm, për arsyet e tyre politike dhe abuzive, por jam i bindur që nuk do duhet shumë kohë që Shqipëria të ketë një sistem të pavarur, profesional, dhe dinjitoz, të drejtësisë, ashtu sic i takon të jetë në një vend demokratik. /tesheshi.com/

Related Posts

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?
Kryesore

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
A është thelbësore një martesë e lumtur për t`u bërë milioner? – ja disa shembuj

A është thelbësore një martesë e lumtur për t`u bërë milioner? – ja disa shembuj

Gruevski përgjoi kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, ja biseda Meta-Thaçi

Gruevski përgjoi kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, ja biseda Meta-Thaçi

Basha, Ramës: Nikoliç!

Basha, Ramës: Nikoliç!

TË FUNDIT

  • Të fundit
FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

FIFA, dënime më të ashpra për racizmin

11/05/2025
Buka “me helm” për banorët e Gazës

Buka “me helm” për banorët e Gazës

11/05/2025
“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

“Klasikja” e politikës shqiptare: si është bilanci i përballjes PS-PD që nga 92-shi?

11/05/2025
Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

Rama dhe Erdogan, një “alo alo” një ditë para zjedhjeve

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni