Tomor Alizoti, diplomat për disa vite në Gjermani dhe pedagog i së drejtës ndërkombëtare, në Tiranë tregohet mjaft kritik ndaj Tiranës zyrtare dhe performancës së saj në rastin e Kumanovës. Alizoti, në një intervistë për tesheshi.com, thekson se problemi është se elitat tona merren më shumë me vetveten sesa me njerëzit…
Zoti Alizoti, në analizën tuaj, si e shikoni reagimin diplomatik për ngjarjen e Kumanovës?
Shiko që të futemi direkt në temë, për ta analizuar këtë ngjarje duhet ta shikojnë në prizmin e saj themeltar. Unë shikoj një lagje shqiptare që është rrethuar me tanke, forca ushtarake e policore që është granatuar masivisht. Ky është impakti i parë i këtij fenomeni. Që kur kam qenë andoleshent e deri më sot, janë shqiptarët që rrethohen granatohen e sulmohen. Terri informativ që e ka përshkruar këtë ngjarje nuk më lejon të jap një mendim investigativ, sepse kemi shumë pak informacion se kush është grupi i armatosur dhe cilat janë synimet e tij. Mua më intereson diçka, që gjithmonë në çdo periudhë janë lagjet shqiptare dhe vendbanimet shqiptare që vendosen nën presion.
Fatkeqësisht arrijmë në një konkluzion që sot në shekullin e 21 populli shqiptar dhe kombi shqiptar është një komb jetim. Pse e them këtë gjë?
E them këtë sepse shteti shqiptar është totalisht inekzistent, inaktiv. Ai e ka detyrë kushtetuesë të kujdeset për shqiptarët kudo që janë. Kjo është sanksionuar në nenin 8 pika 1 të Kushtetutës. Sot kemi 2 shtete shqiptare, pra edhe Kosovën dhe kemi arritur në pikën ku Ministri i Jashtëm që ka qenë Kryeministër disa herë dhe pretendon të bëhet President, bën një deklaratë që të ruhet stabiliteti i Maqedonisë. Këtë deklaratë mund ta bëjë Obama, Steinmajeri, zëdhënësi i BE por jo një zyrtar shqiptar, i cili e ka vuajtur në kurrizin e tij shtypjen. Po marr disa shembuj që të kuptojmë më mirë fatkeqësinë tonë.
Një studiues i madh amerikan, i cili është marrë me studimin pse kanë rënë perandoritë dhe pse bien shtetet, thotë se një nga arsyet pse kanë rënë këto shoqëri është sepse elitat kujdesen më shumë për veten, për imazhin e tyre sesa me sfidat shoqërore. Ky është rasti tipik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Orë e minutë shohim politikanët shqiptarë gjithçka bëjnë që gjërat të rrotullojnë te vetja e tyre. Ata merren me veten e tyre, imazhin, look-un e tyre dhe pasurimin e tyre.
Dhe duke u marrë tërë kohës me veten e tyre gjithë pjesa e shoqërisë ka ngecur në vend. Një shembull i thjeshtë, Ministria e Jashtme Gjermane, në rastin kur një shtetas i Gjermanisë dënohet në SHBA me vdekje për një vrasje, e gjithë ambasada gjermane në Uashington, ngriti një komision të posaçëm për ta kthyer dënimin me vdekje në burgim të përjetshëm. Lëviz të gjithë gurët.
Ne kemi një lagje të madhe të rrethuar e të granatuar dhe në protokollet diplomatike legale, shteti shqiptar duhet të ngrinte një shtab, ta dërgonte në terren të plotësonte një dosje të plotë me database dhe informacion me gjithçka nga Kumanova, me emra, numra telefoni, kontakte dhe gjithçka. Pra informacion të dorës së parë, kjo është detyra e diplomacisë dhe jo të informohet nga mediat dhe rrjetet sociale.
Kemi një deklaratë të ministrit të jashtëm, të cilën vetë ministri nuk e kupton. Kjo është e gjitha. Ndërkohë politikanët shqiptarë në Maqedoni janë inekzistentë. Lëshojnë deklaratat të formatit të superfuqive, të tipit: Të ruhet gjakftohtësia.
Kush ka pak kulturë e kupton që këto deklarata mund ti bëjnë fuqitë e mëdha e jo politikanët tanë.
Protokolli diplomatik parashikon disa norma, shtabin, thirrjen e ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë, notë proteste nëse nuk jepen sqarime të hollësishme etj.
Fatkeqësia më e madhe është që Shqipëria përfaqësohet nga një të ngarkuar me punë dhe jo një ambasador. Është një deklaratë akoma më e dhimbshme, ku i ngarkuari me punë thotë se nuk kemi informacion. E përkthyer shqip do të thotë: Ne nuk dimë gjë.
Më thoni ju për çfarë është ambasada në Maqedoni? Shqiptarët janë në një jetimore, ku askush nuk kujdeset për ta.
Ne kemi një terr informativ, nuk dimë listat e njerëzve, dhe të gjithë informacionin e marrim në facebook. Nuk dimë as kush është vrarë e kush është plagosur. Flitet për fëmijë pleq etj.
Në vendngjarje duhet të ishin deputetët shqiptarë që të ndiqnin operacionin nga larg dhe të mbanin një raport të hollësishëm për atë operacion në të gjitha hapat e tij. Ky raport është baza për një analizë më pas reale e fakteve. Në Kumanovë duhet të kishte diplomat të ambasadës shqiptare. Konventa e Vjenës është baza e çdo shërbimi diplomatic e parashikon këtë.
Zoti Alizoti, Kryeministri Rama e anuloi vizitën në Maqedoni. Si i shikoni ju marrëdhëniet Tiranë Shkup në këto momente?
Mua gjithçka më duket teatër. Ç’na duhen ne marrëdhëniet e mira kur në çdo marrëdhënie jemi ne të cënuar. A mund të ndodhë kjo me kroatët? Janë më pak se ne, janë te 3 milionë e gjysëm 4 milionë, kurse ne përafërsisht jemi 7 milionë shqiptarë në rajon. Kemi një pozicion super strategjik, kemi vijë bregdetare nga Adriatiku në Jon, 400 kilometra vijë bregdetare, jemi anëtarë të NATO-s, vend kandidat për Bashkimin Europian, pse jemi kaq inferior.
Ne nuk kemi nivel përfaqësimi. Këtë çudi po na e bëjnë maqedonasit që nuk janë as sa çereku ynë. Unë po bëj një analizë diplomatike që bën çdo shtet. Shikoni çpo i bëjnë armenët Turqisë e cila është një superfuqi në Ballkan. E kanë çuar gjithë botën në këmbë që thonë të pranojë genocidin ndaj tyre, ndërsa Turqia nuk tenton të prekë një armen në dorë në territorin e saj.
Ç’na duhen marrëdhëniet kur një forcë ushtarake granaton një lagje shqiptare pa u konsultuar me shtetin shqiptar, është skandal.
Ju kujtohet kur në fillim vitet 90 u arrestuan disa minoritar çfarë zhurme ndërkombëtare bëri Greqia. E cila mbron të drejtat e qytetarëve të saj.
Po ju sjell një përvojë timen si diplomat, kur shërbeja në Gjermani. Në aeroportin e Berlinit një qytetar futet në procedura verifikimi, Unë si diplomat kasha të drejtë të isha pjesë e seancës së hetimeve ku pyetej shqiptari. Për një qytetar që mendohej që kishte hyrë gabimisht. Si mendoni ju të bombardohet një lagje shqiptare dhe të mos ketë një neri nga ambasada që të veprojë?
Por çka ndodhur, janë futur në përdorim trupat operacionale ushtarake, kur duhet të veprojnë me vendim Parlamenti.
Përveç analizës së performancës së Tiranëz zyrtare, sipas jush po përfaqësuesit shqiptarë të Maqedonisë si duhet të veprojnë. Po flitet që të tërhiqen nga qeveria. i ndjeri Arbër Xhaferri, elaboroi disa teza për ti hedhur në diskutim pas mozbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Në disa intervista me të, ai ka shtruar idenë që duhet të përgatitemi për disa variante të zgjidhjes së çështjes së shqiptarëve në Maqedoni. Atëherë u fol për ndarje, federatë e disa opsione që përpunohen nëse plani A nuk funksionon….
Shiko, tek ne nuk është problem teza, por përfaqësimi. Vijmë sërish tek ajo që thamë në fillim që ata merren me vetveten dhe ne kemi rënë në kurthin që të merremi me ato dhe jo me veten tonë. A do të jenë ata pjesë të koalicionit kjo tashmë nuk mund të shtrohet kështu pasi kanë humbur legjitimitetin.
Pritja e Zaevit në Kumanovë ishte mbreslënëse…
Atëherë po pritet më mirë një maqedonas sesa një shqiptar. Ata e kanë humbur sepse janë marrë me veten e jo me popullin.
Partitë atje nuk kanë më asnjë rëndësi nuk kanë peshë, kur rrethohet një lagje shqiptare e sulmohet dhe ata nuk pyetën.
Ne duhet të kthehemi te krenaria jonë kombëtare te identiteti ynë e të mos kthehemi sit ë nëpërkëmburit e Ballkanit. Me një shqiptar çfarë nuk ndodh ku të grisin pasaportat, të trajtojnë keq etj.
Si duhet të orientohet sot politika e jashtme shqiptare në zhvillimet e reja?
Politika e jashtme ka të bëjë shume n\me njerëzit që e përfaqësojnë atë. Po ju jap vetëm një shembull për figurat që kanë qenë. Dikur ambassador në Berlin ka qenë Rauf Fico që fliste 10 gjuhë. Të jeni i sigurtë që sot kemi ambassador që kanë problem me shqipen. Niveli i përfaqësimit duhet të jetë elitar pasi bëhet fjalë për dyert e botës. Kjo nuk ndodh. Ku duhet të jetë e dimë, por flasim se ku është. Nuk është kërkund. Rusët kanë një isntitut të tyrin që kanë akademikë dhe zyrtarë të shërbimeve inteligjente RISI dhe tentojnë të shtrijnë influencat ushtarake, politike dhe konomike dhe synim kanë dhe në Ballkan. Shqiptarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm e të unifikojnë qëndrimet e tyre politike, por fatkeqësisht këtë e bëjnë vetëm njerëz me vlera dhe me mend.
Shiko ç’ndodh tek ne, gjëja që nuk i intereson politikës janë marrëveshjet me jashtë që gjithnjë i kanë miratuar menjëherë. Nëse u intereson ata nuk do të bënin zgjedhje të këqija dhe dallavere të tjera. Imazhi më i keq i Shqipërisë janë zgjedhjet dhe droga. Ne duhet të ulemi në tavolinë për të mbrojtur interest tona dhe jo kundër tyre. Duhet t’i përputhim me fuqitë e mëdha dhe jot ë bëjmë stabilitetin si diçka abstrakte. Kemi dëgjuar ndonjëherë të rrethotet një lagje maqedonase apo seerbe?kroate apo boshnjake? Asnjëherë. Atëherë ku është politika e jashtme, ajo ka qëllimin të mbrojë interest e qytetarëve. Kur ministri serb s’të hap telefonin në kohën e ndeshjes, do të thotë se ke humbur rëndësinë.
Patriotizmi shqiptarëçfarë është sot? Folklor, ta këndojmë në stadium dhe vajzat me bikini.
Duhet thirrur ambasadori i Maqedonisë, të emërohet ambasadori ynë në Shkup. Të thirren partitë politike shqiptare këtu dhe të unifikohet qëndrimi duke dalë me një rezolutë unike. Nëse nuk e bën as këtë…Kumanova është gati sa Shijaku dhe diplomati duhet të jetë në terren dhe të marrë informacion të dorës së parë.
Bisedoi: Ylli Pata
/tesheshi.com/