Vendimi i Këshillit Evropian për të mos filluar negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka rrëmbyer vëmendjen e rajonit. Sidoqoftë, përkundër kësaj pengese, të dy vendet ende zotohen të vazhdojnë rrugën e tyre në BE, e cila përfshin shumë reforma si rende të ditës.
European Western Balkans (EWP) biseduan me deputeten Rudina Hajdari për pasojat e përgjigjes negative të Këshillit, reformat e BE në Shqipëri dhe situatën aktuale politike në vend.
Parlamenti gjerman mbështeti fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë në kushte specifike për hapjen e kapitujve të negociatave. Sidoqoftë, Këshilli Evropian dështoi të mbështeste vendin tuaj. A besoni se këto vendime ishin të justifikuara?
Vendimi i Këshillit të BE-së nuk ishte aq pozitiv siç prisnim të ishte. Sidoqoftë, për sa i përket Shqipërisë, ekziston një hartë e qartë e dhënë nga Budenstagu gjerman, e cila na ndihmon të qëndrojmë në rrugën e duhur drejt Evropës.
Drita e gjelbër e Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon një vizion të Evropës për të cilën të gjithë po mbajmë shpresa. Dikush mund të pyesë me të drejtë nëse Shqipëria ka përmbushur standardet e larta të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të filluar bisedimet e pranimit. Përgjigja e sinqertë është “jo”, megjithatë ky nuk duhet të jetë faktori i vetëm vendimtar për shtetet anëtare të BE-së, përfshirë vendet skeptike si Franca dhe Holanda.
Menaxhimi i përmbushjes së të gjitha kushteve në mënyrë perfekte është një aspekt madhor. Ajo që është më e rëndësishmja është që ne shohim se vendet tona do të bëhen më demokratike në vitet e ardhshme dhe do të marrin përsipër luftën kundër korrupsionit.
Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut do të ishte një hap i vogël për këto vende, por një mundësi e artë për të vendosur reformat në rrugën e nisur. Hapja e negociatave do t’i bënte qeveritë më të besueshme për të ofruar atë që kërkohet prej tyre. Fillimi i bisedimeve të pranimit është një proces i vazhdueshëm që kërkon kohë, e assesi nuk do të thotë anëtarësim automatik në BE.
Për Shqipërinë, fillimi i bisedimeve të pranimit është thelbësor për shumë arsye. Më e rëndësishmja, ai do të inkurajojë reforma të mëtejshme veçanërisht në sferën e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit, si dhe në sferën e të drejtave të njeriut.
Dështimi i vendeve anëtare të BE-së për të arritur marrëveshje për të filluar bisedimet shpesh është përdorur për konsum të brendshëm politik i cili ka çuar në një situatë politike edhe më të fragmentuar. Qeveria argumenton se vonesa vjen nga mungesa e angazhimit të bllokut të BE-së për zgjerim, ndërsa opozita fajëson qeverinë për dështimin e adresimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa politika e vendit nuk ka arritur të bashkohet pas një qëllimi kombëtar, një përgjigje negative do ta copëtojë atë edhe më tej dhe gjithashtu do të rrisë dozën e pesimizmit në shoqëri. Për më tepër, një përgjigje negative nga BE mund të rrisë rolin e rivalëve strategjikë në Ballkanin Perëndimor si Rusia, Kina dhe Turqia.
Si deputete, me keqardhje pranoj se Shqipëria ende përballet me sfida të pashembullta politike dhe institucionale. Unë e di që kemi shumë më tepër punë për të bërë në mënyrë që të kemi një demokraci funksionale që i shërben më mirë popullit tonë. Si qytetare e Shqipërisë, besoj se ne meritojmë një vendim pozitiv shumë shpejt si një shpërblim për frymën e madhe pro-perëndimore në Shqipëri, ku 90% e qytetarëve të saj miratojnë anëtarësimin në BE.
Raporti i Komisionit Evropian përshkruan polarizimin e fortë në Parlamentin e Shqipërisë, që arriti kulmin me shumicën e deputetëve që dhanë dorëheqjen në shkurt. Meqenëse kjo ndikon negativisht në procesin e integrimit në BE, a ka ndërmarrë mazhoranca qeverisëse hapa për të përmirësuar situatën?
Për t’ju korrigjuar, shumica e deputetëve nuk dhanë dorëheqjen në shkurt. Shumica e deputetëve që kanë lënë mandatet e tyre janë zëvendësuar dhe tani parlamenti po funksionon normalisht. Ata që u larguan u përpoqën të ndikojnë në procesin tonë politik përmes kërcënimeve e dhunës. Ata kërcënuan se do të “digjnin mandatet” e tyre. Partnerët tanë ndërkombëtarë nuk pranuan t’i nënshtroheshin kërcënimeve dhe të ndërmjetësonin një marrëveshje tjetër ndërkombëtare. Kur u bëra deputete në vitin 2017, unë isha kritike ndaj bojkotimeve dhe nuk mund të pajtohesha në asnjë mënyrë me kushtet e braktisjes së detyrës. Është e turpshme mënyra se si këta individë zgjodhën të braktisnin sistemin politik.
Opozita nuk mund të lejojë të humbasë më shumë kohë për të kërcënuar ose minuar sistemin tonë të brishtë demokratik. Ne nuk mund të pretendojmë e të fillojmë nga e para sa herë që qeveria ndryshon. Vendimi im në shkurtin e kaluar për të qëndruar në Parlament dhe për të formuar grupin tim parlamentar të opozitës ishte që të ndërtoj një opozitë pluraliste të përbërë nga njerëz të sjellë në Parlament mbi forcën e bindjes së tyre, e jo mbi fuqinë e kontrollit nga ana e drejtuesve të e partive.
Në kohën kur po bëjmë këtë intervistë, reforma zgjedhore në Shqipëri është fokus dhe parakusht i vendosur nga deputetët gjermanë. E njëjta temë është e pranishme edhe në Serbi, ku Parlamenti Evropian vendosi të ndërmjetësojë në diskutim pasi palët nuk mund të gjenin baza të përbashkëta. A do të jetë e nevojshme kjo në Shqipëri? A ka ndonjë zgjidhje që të dy palët mund të jenë të kënaqura?
Reforma zgjedhore është një temë që ne jemi plotësisht të aftë ta miratojmë si çdo vend tjetër. Ne e vlerësojmë këshillin e OSBE-së dhe këshillat e aleatëve tanë – por ne tashmë po shkojmë drejt konsensusit për një sistem të ri politik përmes dialogut ndërmjet partive, dhe formimit të Komitetit ad hoc për të rënë dakord për reformat që janë të pranueshme për të gjithë palët e interesuara në sistemin tonë politik, përfshirë këtu edhe rekomandimet e OSBE-së.
Njëra palë e interesuar është, natyrisht, Bashkimi Evropian. Ne gjithashtu po ecim përpara kur bëhet fjalë për të gjetur një konsensus për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-së.
Në këtë drejtim, ne shpresojmë se e gjithë opozita do të bashkohet me përpjekjet e tyre për këtë reformë të rëndësishme, duke lënë një vend të hapur në Komitetin ad hoc për kontributin e tyre të pa çmim.
Si Kryetare e Komitetit të Integrimit Evropian në Shqipëri, si e shihni si sfidën më të madhe në axhendën e reformës në BE në një afat të shkurtër?
Sistemi i polarizuar politik ka ndikuar negativisht në zhvillimin politik të vendit. Komisioni me siguri nuk ka vendosur që ky polaritet të ngecë negociatat e pranimit në BE, por polarizimi ka krijuar një përfshirje të të rinjve në sistemin politik që pati më pak se 18% pjesëmarrje elektorale midis votuesve të rinj meshkuj.
Ne jemi një vend i ri dhe duhet të parandalojmë që të rinjtë të humbin interesin për këtë vend. Inkurajimi i pjesëmarrjes së të rinjve në të gjitha proceset dhe adresimi i polaritetit që e bën politikën përçarëse do të ketë rezultate jashtëzakonisht pozitive dhe të shpejta.
Sa ndikues ka qenë bashkëpunimi midis Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian gjatë viteve të kaluara dhe çfarë prisni nga mandati i 9-të i PE?
RH: Bashkëpunimi midis Parlamentit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian kohët e fundit është përqendruar në baza bilaterale. Midis parlamentarëve evropianë, ka pikëpamje divergjente për Shqipërinë. Nëse do të kishte një qasje më universale për pranimin, bashkëpunimi do të kishte qenë më produktiv. Sidoqoftë, duke pasur parasysh që pesha e barabartë i ngarkohet secilit shtet anëtar, bashkëpunimi me secilin prej tyre bëhet më sfidues kur bëhet fjalë për t’i bindur
Si është e përfshirë shoqëria civile në Shqipëri aktualisht në procesin e pranimit në BE, dhe si do të organizohet përfshirja pasi të fillojnë negociatat e pranimit? A do të luajë parlamenti ndonjë rol në këtë proces?
Komiteti i Integrimit Evropian (CEI) ka qenë gjithmonë i angazhuar të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në procesin e integrimit në BE, duke përfshirë të gjithë palët e interesuara.
Të dy palët, në njërën anë kanë një detyrim që rrjedh nga rregullat e procedurave të Parlamentit, dhe nga ana tjetër shohin një interes kombëtar që mbizotëron. Në këtë këndvështrim, CEI ka vazhduar me një fushatë sensibilizimi në të gjithë vendin për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin e të gjithë palëve të interesuara. Mund të përmendim atë që është mbajtur në vitin 2008, dhe tjetra që është në proces. CEI tashmë ka organizuar një takim në Shqipërinë e Jugut mbi Detyrimin e MSA-së, ku pjesëmarrja përfshinte autoritetet lokale, shoqërinë civile, grupe interesi dhe njerëz të tjerë nga jugu i Shqipërisë. CEI po përgatit dy takime të tjera, një në Shqipërinë qendrore dhe tjetrën në veri të vendit.
Qëllimi i takimeve me shoqërinë civile dhe grupet e interesit shkon nën parimet e vetëvendosjes së tyre dhe rrit pjesëmarrjen politike në procesin e integrimit evropian. CEI ka dyer të hapura dhe mirëpret shoqërinë civile të bashkëpunojë në çdo fazë të punës së komitetit/
Artikulli është botuar në European Western Balkans dhe është përkthyer nga tesheshi.com)
/tesheshi.com/