Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

INTERVISTA/ Izet Curi: Ja kush ishin tre mjeshtrat maqedonas që më dhanë zanatin

by te Sheshi
28/04/2015
in Intervista, Të tjera
Reading Time: 6 mins read
A A
INTERVISTA/ Izet Curi: Ja kush ishin tre mjeshtrat maqedonas që më dhanë zanatin

Nga Memedali Jusufi

izet2

Në një intervistë për portalin ‘tesheshi.com’, mjeshtri i modës, njeriu i pasarelave të Parisit e më tej, shqiptari Izet Curi, rrëfen disa detaje të jetës së tij. Interesante është mirënjohja që ai shpreh për ustallarët që i dhanë zanatin. Por më interesante, është dashuria e pakushtëzuar që ai ka për vendin e tij, Maqedoninë, që një ditë do e linte për të rrokur Parisin madhështor. Por siç thotë, sërish do kthehet një ditë në Shkup, atje ku lindi e ku hodhi themelet e një karriere të jashtëzakonshme…              

Si filloi karriera juaj?

Pas tërmetit të vitit 1963 në Shkup, ishte goxha e vështirë për të mbijetuar. Nëna jonë atëbotë morri një vendim jo edhe aq të lehtë, që ne fëmijëve të na dërgojë në zanate të ndryshme: mua më dërgoi te mjeshtri Strahil Jakimovski-Cale. Ai më morri nën mbikqyrje dhe të gjithë mjeshtërinë e tij, dijen që kishte, pa u kursuer, pa ndonjë egoizëm, ma ofroi mua.

Më vonë punova me Blagoje Angelkovskin dhe Tome Malinovskin. Përvoja  që morra prej këtyre mjeshtrave ndikoi në përsosjen time të mëtejshme. Ata të tre vërtet ishin mjeshtra të mëdhenj, më meritorët për atë që kam arritur, dijen e tyre që më dhanë, që më pas mu hapën të gjitha dyert  në Paris.

Gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, ishte e lehtë të udhëtoje, të prekje botën, por ishte e vështirë të që të bëje diferencën në kualitet, në atë çfarë ofroje në atë botë ku mbërrije, aftësi pra të cilën e mora pikërisht nga të tre mjeshtërit e sipërpërmendur, po ashtu dhe njerëz të mrekullushëm. Dhe kështu vazhdoi rrugëtimi im drejt përsosjes në Paris.

Kemi dëgjuar se Parisi u ofroi një tjetër mundësi, atë që të njiheni me njerëz të njohur të shou-t e biznesit. Dhe më konkretisht, me cilin prej tyre të lidhi më shumë puna?

Të them të vërtetën në fillim na lidhi profesionalizmi, e më vonë relacionet  tona u zgjeruan më tej dhe u shndërruan në miqësi  të vazhdueshme, që edhe sot e kësaj dite me disa ende janë aktive. Po përmend Zherar Depardje, Kristofer Lambert, Izabela Axhani dhe shumë shumë të tjerë.

Në Shkup keni një asistente maqedonase, Monikën, personi që ndërmjetësoi  për këtë intervistë, e që mua më krijoi një përvojë  si asnjëherë më parë, që me një shqiptar intervistën ta zhvilloj në gjuhën maqedonase(!)….

Shiko, asnjëherë gjatë jetës time nuk kam bërë këtë ndarje në mes njerëzve, në baza nacionale ose fetare; çdoherë ka egzistuar  një parakusht dhe që do të mbetet, e ajo është që profesionalisht t‘i përgjigjet pozicionit që kërkohet në punë. Për mua ka vetëm njerëz dhe jo-njerëz në kuptimin moral të fjalës, e përderisa Monika egzakt është person i duhur për pozicionin e duhur që kërkoja, kaq më mjafton.

Ju keni bërë një deklaratë shumë interesante më herët, ku keni thënë se Maqedonia është një vend i mrekullueshëm për të jetuar. Përflitet se këtë ia keni thënë edhe një taksisti, i cili mu për këtë përshtypje të shprehur, ka dashur t`ju nxjerrë nga makina, e që për më tepër i keni thënë se keni ardhur nga Parisi që të jetoni në Maqedoni. Është e vërtetë kjo ngjarje?

Po, është e vërtetë. Edhe sot e kësaj dite e pohoj se Maqedonia është e bukur, pjellore, vend i mrekullueshëm në mes lindjes dhe perëndimit. Unë  vlerësoj se është në dorën e njerëzve nëse duan nga ky vend të bëjnë një parajsë në mes  Ballkanit, por vetëm nëse kanë vullnet për një gjë të tillë, kuptohet edhe dëshirë. Ndoshta ju duket e tepruar që të krahasosh Francën, Parisin më saktë, me një vend ballkanik, por ja që nuk ka vende të mëdha dhe të vogla, gjithnjë nga këndvështrimi im. Sepse secili vend ka karakteristikat e veta, ka shenjën e vet identifikuese dhe kuptohet ka bukurinë e vet. Në çdo vend që njeriu ndjehet mirë, ndjehet  i gjallë, është vend i bukur. Mbase paragjykohemi shumë në profesionin tonë, por në Paris unë  njoh dhe respektoj vetëm punën: punë, punë, punë, natë e ditë.

Në Paris, si i keni relacionet me dy emra të të tjerë të mëdhenj bashkëatdhetarësh, Ismail Kadarenë dhe Omer Kaleshin?

Edhe me këto të lartëpërmendurit, por edhe me artistë dhe intelektualë  të  tjerë që jetojnë dhe punojnë në Paris,  kam relacione  profesionale mjaft korrekte, e padyshim shumë miqësore. Kadarenë e njoh qysh prej kur është në Paris, ndërkohë që Omer Kaleshin e kam mik shumëvjeçar.

Eshtë e vërtetë se Parisi është një vend mjaft inspirues, si rrallëkund në kryeqytete të tjera të botës. Ju si e gjykoni ?

Jo, jo! Për mua imagjinata nënkupton edhe inspirimin. Mund të  përfitoni në çdo vend, varësisht nga kreativiteti juaj; ajo shumë varet nga  disponimi juaj, sepse vetë jeta është inspiruese pavarësisht ku gjendeni. Kur dëgjoni muzikë ose lexoni një libër, madje edhe kur bashkëbisedoni me ndonjë person, në çdo moment mund të inspiroheni, pavarësisht vendit ku ndodheni.

Për momentin çka ju lidh me Maqedoninë dhe sa kohë ndani për më të afërmit?

Pothuajse gjithçka më lidh me Maqedoninë: fëmijëria, familjarët, motrat, evokimi i kujtimeve që kam lënë këtu….gjithçka pra më lidh me Maqedoninë. Në momentin kur  kam kohë të  lirë, nuk përtoj të vij në Maqedoni.

Gjithashtu jeni shprehur se për nga natyra i keni për shpirt aventurat. Si ta kuptojmë këtë? Ç`është për ju një aventurë?

Çdo gjë e re me të cilën përballem në jetë, për mua është një aventurë dhe e jetoj si aventurë.

Moda është sinonim për ata që kanë gjendje të mirë materiale, për pasanikët më një fjalë. E ka vend në botën e modës për njeriun e rëndomtë, a është i privuar ai nga moda?

Po! Për modën është e pashmangshme mundësia financiare, treguesit e saj, por nuk mbetet këtu. Për modën duhet patur dhe kulturë e jo vetëm pasuri. Është bërë si zakon kohët e fundit që edhe me  pak para të vishesh mirë dhe të dukeni bukur, gjë që është shumë e rëndësishme. Egzistojnë shumë brende, shumë kushte,  që secili mund  t’i gëzojë veshjet e duhura, ato që e paraqesin mirë pra, edhe me pak para.

Por nëse dëshironi të keni garderobë sipas shijes suaj, nga një material vërtet i mirë, atëherë nuk do mend se u duhen më shumë financa, përkundrejt një dukjeje thjesht të mirë, ose të pranueshme.

Në fund t`ju bëjmë dhe një pyetje hipotetike: sikur të qëndronit gjatë gjithë këtyre viteve në Shkup, a do mund të kishit një karrierë kaq të suksesshme që jua ka dhënë Parisi?

Karriera ime ka nisur në Shkup dhe vijoi në Paris; dhe më besoni kur u them se një ditë karriera ime do të përfundojë në Shkup! /tesheshi.com/

Related Posts

Saviano: Vuajtjet e mia
Intervista

Saviano: Vuajtjet e mia

05/05/2025
Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it
Lindja e Mesme

Ndoshta varri masiv më i madh nga epoka e regjimit të Assad-it

02/05/2025
Gaza sot, si dje një kamp nazist përqendrimi
Kryesore

Gaza sot, si dje një kamp nazist përqendrimi

30/04/2025
Next Post
Ushqimi më i mirë për një mëlçi pa probleme

Ushqimi më i mirë për një mëlçi pa probleme

Vuçiç: SHBA na ndihmoi që të ndalojmë shpronësimin e plotë të Trepçës

Vuçiç: SHBA na ndihmoi që të ndalojmë shpronësimin e plotë të Trepçës

Agelina Jolie, kritika të forta ndaj OKB për gjendej në Siri

Agelina Jolie, kritika të forta ndaj OKB për gjendej në Siri

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni