Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Intervista e plotë e Trump: Merkel, gabim katastrofik me refugjatët; kufizim lëvizjes së europianëve në SHBA

by te Sheshi
16/01/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Intervista e plotë e Trump: Merkel, gabim katastrofik me refugjatët; kufizim lëvizjes së europianëve në SHBA

Presidenti i zgjedhur amerikan tha për gazetën gjermane, “Bildt” se kancelarja Merkel e kishte gabim kur lejoi “gjithë ata të paligjshëm në vend”, duke iu referuar politikës së dyerve të hapura për refugjatët.

Në intervistën e parë me një media të kontinentit europian, Trump tha për tablodin “Bildt” se ndërsa kishte “respekt të madh” për kancelaren, duke e cilësuar atë të “të mrekullueshme” dhe “shefe fantastike”, ajo kishte “bërë një gabim tepër katastrofik duke lejuar gjithë ata të paligjshëm në vendin e saj”.

“A e dini, të lejoje gjithë ata në vend, ngado që të vinin. Dhe askush nuk e di se nga vinin ata, në fund të fundit. Do ta zbuloni, e keni pasur një përshtypje të qartë të kësaj”, tha ai, duke iu referuar sulmit të dhjetorit në Berlin ku u vranë 12 persona nga një kamion që drejtohej prej një azilkërkuesi nga Tunizia. “Kështu që jam i mendimit që ajo ka bërë një gabim katastrofik, një gabim shumë serioz”.

Kur u pyet nëse do të kishte pasur vullnetin, sikundër pararendësi i tij, Barack Obama të mbështesë rizgjedhjen e Merkelit, kur ajo të garojë për mandatin e katërt vjeshtën e ardhshme, ai tha: “Unë e respektoj atë, por nuk e njoh kështu që nuk mund të them gjë nëse do ta mbështesja – në rast se do të mbështesja ndokënd”.

Në intervistën simultane me “Bildt” gjerman dhe “The Times”, gazetarët këmbëngulën që Trump të përsëriste pretendimin e tij se politika e Merkel për refugjatët sirianë ishte “e marrë”. Trump u përgjigj: “Une mendoj se nuk ishte e mirë. Unë mendoj se ishte një gabim i madh për Gjermaninë. Në veçanti për Gjermaninë. Gjermania ka qenë në kohë më të hershme një nga vendet më strikte në botë sa i takon rregullave të emigracionit”.

Ai tha se do ta takonte Merkelin. “Unë e respektoj atë dhe e pëlqej, por mendoj se ka qenë një gabim”, tha ai. “Njerëzit bëjnë gabime por unë mendoj se ishte vërtet një gabim i madh”.

“Unë mendoj se duhet të kishim ngritur zona sigurie në Siri. Kjo do të kishte qenë në mënyrë të konsiderueshme më e lirë. Dhe shtetet e Gjirit duhet të kishin paguar për to. Pas së gjithash, ata kanë para më shumë se gjithë të tjerët. E gjithë gjëja do të kishte qenë konsiderueshëm më e lirë sesa trauma përmes së cilës po kalon Gjermania. Do të kisha thënë: krijoni zonat e sigurisë në Siri”.

“Shiko, e gjitha kjo nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Iraku nuk duhej të ishte sulmuar kurrë në radhë të parë, drejt? Ky ishte një nga vendimet më të këqija që është marrë ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Ne arritëm të çlirojmë nga litarët diçka; ishte sikur hodhën gurë në folenë e bletëve. Dhe tani, është një humbjet tona më të mëdha të të gjtiha kohërave.

“Kam shqyrtuar diçka.. Oh, nuk duhet t’ua tregoj të gjitha, për shkak se është sekret – por kamë hedhur një vështrim sa i takon Afganistanit. Nëse sheh talibanët atje, ata po bëhen gjithnjë e më të mëdhenj për çdo vit. Dhe pyet veten ‘çfarë po ndodh atje’”

Presidenti i zgjedhur gjithashtu, sugjeroi të shtrëngohen kufizimet në udhëtim për europianët që dëshirojnë të vijnë në Shtetet e Bashkuara. “Kjo mund të ndodhë, por do e shohim. Dua të them, flas për pjesë të Europës ku ne kemi probleme, nga vijnë ata dhe shkaktojnë probleme. Nuk dua të kem probleme”, tha ai.

I pyetur nëse ai synon të zhvendosë ambasadën amerikane në Tel Aviv drejt Jeruzalemit, një lëvizje që do të ishte shumë kontroverse, Trump tha: “Do e shohim”.

Ndërkaq, gazetarët i parashtruan Trump situatën që Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin, e njohin njëri-tjetrin shumë mirë, që ai flet lirisht gjermanisht dhe se ajo flet lirisht rusisht. Ai u pyet se kë besonte më shumë. “Së pari dhe së fundmi, unë u besoj të dyve”, tha ai.

Pyetur nëse e kuptonte përse europiano-lindorët mund të frikësohen nga Putin dhe Rusia, Trump u përgjigj: “Sigurisht. Në të vërtetë. E di këtë. Dua të them, e kuptoj se çfarë po ndodh atje. E kam thënë prej një kohe të gjatë, NATO ka probleme. Është e vjetëruar për shkak, sa për fillim, është krijuar shumë e shumë vjet më parë dhe së dyti, për shkak se vendet nuk paguajnë atë që duhet të paguajnë”.

Trump tha, gjithashtu, për “Bildt” se Shtetet e Bashkuara duhet të vendosin një taksë kufitare prej 35 për qind mbi makinat që kompania gjermane, BMË, planifikon t’i ndërtojë në një fabrikë të re në Meksikë dhe t’i eksportojë drejt Shteteve të Bashkuara.

Presidenti i zgjedhur tha se BMW duhet të ndërtojë fabrikën e saj të re në Shtetet e Bashkuara pasi kjo do të ishte shumë më mirë për kompaninë.

Presidenti i zgjedhur vazhdoi duke thënë se Gjermania ishte një prodhuese e madhe e makinave, duke qenë se edhe makinat Mercedes Benz ishin një pamje e zakonshme në Nju Jork, por nuk kishte reciprocitet. Gjermanët nuk blejnë Shevroletin në të njëjtin nivel, tha ai, duke e bërë biznesin të padrejtë, një rrugë me një kalim. Ai tha se është avokat i tregtisë së lirë, por jo me çdo kusht.

Pyetur në intervistën e marrë në Nju Jork, nëse kishte ndonjë gjë tipike gjermane tek ai vetë, Trump, gjyshi i të cilit ishte gjerman, tha: “Mua më pëlqen rregulli. Më pëlqen kur i zgjidh gjërat sipas rendit. Kjo është ajo për të cilën njihen gjermanët shumë mirë. Por, unë, gjtihashtu më pëlqen rregulli dhe më pëlqen fuqia”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Reali i dha fund rekordit pa humbje, Zidane e gjen fajin te shpërqendrimi

Reali i dha fund rekordit pa humbje, Zidane e gjen fajin te shpërqendrimi

Momenti i rrezikshëm, rrëshkitësi në borë gati sa nuk vdes nga orteku

Momenti i rrezikshëm, rrëshkitësi në borë gati sa nuk vdes nga orteku

Zëvendëskryeministri turk flet për përfshirje të shërbimeve të fshehta në sulmin në klubin e natës Reina

Zëvendëskryeministri turk flet për përfshirje të shërbimeve të fshehta në sulmin në klubin e natës Reina

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni