Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Interneti dhe kabllot e energjisë, “Thembra e Akilit” e Perëndimit

NATO mpreh shkimin drejt thellësive nënujore, aty ku janë “venat” e botës

by te Sheshi
06/05/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Interneti dhe kabllot e energjisë, “Thembra e Akilit” e Perëndimit

Perëndimi, dhe si rrjedhim NATO, po përballet me një lloj të ri kërcënimi, i cili nuk është më teorik pasi rrjetet e mëdha të të dhënave në nëndete dhe transmetimit të energjisë janë të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve dhe sulmeve të jashtme keqdashëse. Ky kërcënim është kritik pasi këto rrjete janë të prekshme ndaj sulmeve jo vetëm nga entitete shtetërore si Rusia, por edhe nga sulme të pakontrolluara terroriste ose kriminale.

Duke qenë se 95% e internetit në botë trafikohet përmes rrjeteve nënujore, është i dukshëm ndikimi masiv që ndërhyrja e dhunshme dhe ndërprerja e trafikut të të dhënave do të kishte në ekonominë globale dhe në të gjitha fushat e jetës, madje edhe në kryerjen e operacioneve ushtarake. Nëpërmjet transferimit të të dhënave nga rrjeti nënujor i kabllove me fibra optike, vlerësohet se transaksionet ditore që kryhen në nivel global arrijnë në 8 trilionë dollarë.

Gjatësia prej mijëra kilometrash kabllo nënujore e bën atë të pambrojtur si sistem dhe i jep përparësi kujtdo që kërkon të dëmtojë këto rrjete.

Në NATO vitet e fundit ka pasur një shqetësim të madh për ruajtjen e sigurisë së rrjeteve në nëndete. Vetëm pak ditë më parë, një oficer i lartë i NATO-s, zëvendës-admirali Didier Malleterre, paralajmëroi se kabllot dhe tubacionet kritike nënujore janë në rrezik.

Episode të dyshimta

Zëvendësadmirali, i cili është zëvendës komandant i Shefave të Përbashkët të Operacioneve Detare (MARCOM) dhe ka shërbyer në nëndetëse, tha se ka aktivitete të dyshimta dhe raste dëmtimi që japin alarmin për kërcënimet e mundshme nga Rusia dhe se vendet e NATO-s po përdorin inteligjencën artificiale, softuer, sensorë  si dhe shumë të tjera për të mbrojtur rrjetet e cenueshme nënujore pasi rrezikohet siguria e një miliard qytetarëve të vendeve anëtare të Aleancës.

Sipas zëvendës-admiralit, NATO ka identifikuar disa raste të aktivitetit të dyshimtë rreth infrastrukturës nënujore në vitet e fundit dhe shtoi se rusët “kanë zhvilluar shumë luftën hibride nën det për të prishur ekonominë evropiane”.

Në një kohë të tensioneve në rritje, vendet e NATO-s po detyrohen të skanojnë gjerësisht ujërat e tyre duke përdorur sensorë, satelitë dhe madje edhe pajisje nënujore për të zbuluar lëvizjet e dyshimta dhe për të mbrojtur rrjetet nënujore.

Më 16-17 prill, një takim i madh midis përfaqësuesve të industrive të teknologjisë së lartë dhe kompanive dhe qeverive u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel për të diskutuar sfidat detare. Qëllimi i Simpoziumit të Industrisë Dixhitale të Oqeanit ishte forcimi i aftësive të NATO-s për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e rrjeteve të komunikimit detar, të cilat janë kritike për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik, me kapitullin më të rëndësishëm: mbrojtjen e infrastrukturës nënujore.

Në Samitin e NATO-s në Vilnius në vitin 2023, liderët e Aleancës vendosën të krijojnë një Qendër të Sigurisë Detare Kritike të Infrastrukturës Nënujore, në kuadër të Komandës Detare të Aleancës (Komanda Detare – MARCOM), ndërsa në fillim të vitit 2023 u krijua Bërthama e Koordinimit të Infrastrukturës Nëndetare në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në të kaluarën, ka pasur incidente të dyshimta që kanë të bëjnë me infrastrukturën nënujore. Në tetor 2023, u gjetën dëmtime në kabllot e telekomunikacionit në një tubacion gazi natyror midis Estonisë dhe Finlandës për një shkak të panjohur. Hetimet treguan se dëmi ishte shkaktuar nga një spirancë, por anija përgjegjëse nuk u identifikua, megjithëse, sipas provave, një anije ruse dhe një kineze po lundronin pranë zonës në atë kohë. Në shkurt të vitit 2022, pas hetimeve u zbulua se kishte ndërhyrje njerëzore në shkaktimin e dëmtimit të një kablloje norvegjeze me fibër optike nënujore për transmetimin e të dhënave, ndërsa disa muaj më parë një pjesë e kabllit ishte zhdukur.

Rryma e Veriut

Gjithashtu, një episod i madh u regjistrua në shtator 2022 kur u dëmtua gazsjellësi Nord Stream midis Rusisë dhe Gjermanisë. Perëndimi fajësoi Rusinë, me Moskën që akuzoi Ukrainën, SHBA-në dhe Britaninë për sabotim.

Shumë përpara luftës në Ukrainë në 2017, zyrtarët e NATO-s po paralajmëronin se kishte një aktivitet intensiv nënujor nga rusët pranë kabllove të nëndetëseve. Por edhe një vit më parë, shefi i inteligjencës së NATO-s, David Cutler paralajmëroi se “ka shqetësime në rritje se Rusia mund të synojë kabllot nënujore dhe infrastrukturën tjetër kritike në një përpjekje për të prishur jetën në Perëndim”.

Përballë fakteve të reja, Britania dhe Franca tani përfshijnë sigurinë e infrastrukturës nënujore të kabllove dhe tubacioneve në Doktrinën e tyre Detare për të siguruar aftësitë e nevojshme për këtë “luftë të madhe të shtratit të detit”. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Pse ky shqiptar thirret si Tony Montana në Dallas?

Pse ky shqiptar thirret si Tony Montana në Dallas?

Bota islame, njëzëri për Gazën kundra Izraelit

Bota islame, njëzëri për Gazën kundra Izraelit

Shqetësimi i madh i Borellit i shprehur në Oksford

Shqetësimi i madh i Borellit i shprehur në Oksford

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni