Kjo specie e kafshëve është shumë e pazakontë, është një specie lakuriqi i natës. Shumica e lakuriqëve të natës kanë një fytyrë si miu ose qeni, por kjo specie ka më shumë se një pamje të pazakontë.
“Koka e mashkullit duket si një kokë e një dreri dhe palosjet e mëdha të hundës dhe një laring i zgjeruar e ndihmojnë atë të bëjë thirrje zanore për femrat”, tha Dr. Sara H. Olson, një bashkëpunëtore në Shoqërinë e Konservimit të Kafshëve të Egra (WCS), për Dodo.
Këto lakuriqë janë aq unikë në dukje sa që disa njerëz nuk besojnë se ekzistojnë në të vërtetë.
Grupet e mëdha të lakuriqëve të natës mund të gjenden në pyjet tropikale të Afrikës Qendrore, të varur nga pemët dhe duke thirrur femrat. /tesheshi.com/