Interi i “erës së re” synon ta nisë nga Arturo Vidal. Drejtuesit “blu e zi” po kërkojnë të gjejnë një lojtar të pjekur e me personalitet, për ta vënë në qendër të fushës, e 30-vjeçari i Bajernit të Mynihut, mund të jetë personi adapt për atë rol.
Në pamje të parë mund të duket ëndërr e një nate vere, pasi dihet që bavarezët i mbajnë “fort” lojtarët kampionë, por klubi italian shpreson “të godasë për ndihmë”, zemrën e një ish-interisti, që sot është numri dy i Bajernit, Karl Hainz Rumeniges.
Për më tepër, që kampionët e gjermanisë nuk mbeten zbuluar në atë pozicion, pasi sapo blenë nga Lion, talentin Toliso.
E nëse bëjnë të vetin Arturo Vidal, interistët do të kenë të drejtë të shpresojnë se skuadra e Spaletit, mund të kompletohet edhe me Di Marian e Borja Valero. Sepse siç thonë, lojtarët e mirë tërheqin njëri-tjetrin. /tesheshi.com/