Gjatë ditës së djeshme disa nga portalet në Maqedoni kanë spekuluar se gjoja kryetari i degës së qytetit të Tetovës, Bilall Shahini është larguar nga Lëvizja BESA, gjoja i pakënaqur nga mosbashkëpunimi opozitar, mirëpo përgjigja e këtij intelektuali të njohur nga Tetova ka qenë e fuqishme, duke demantuar gjithë çfarë është shkruar rreth tij.
“BESA dhe të besatuarit shqiptarë janë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë për “RIDEFINIMIN” e Maqedonisë shqiptare. Sot, të gjithë shqiptarët janë më të fortë dhe më të vendosur se dje për sendërtimin e synimeve të drejta të tyre”, është përgjigjur Shahini përmes facebook-ut.
Lëvizja Besa është ajo që po mbledh reth vetes një sërë figurash të njohura të shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Platforma e saj, Ridefinimi, ajo me të cilën Besa shkon si projekt në zgjedhje, kërkon që të imponojë një tjetër status të shqiptarëve në Maqedoni, atë që as Marrëveshja e famshme e Ohrit nuk po e arrin dot. /tesheshi.com/