Stefan Vllahov Micov nga organizata e intelektualëve maqedonas, “Manifesti maqedonas” mbrëmë në TV Nova ka folur rreth ngjarjeve të fundit politike, si çështja për formimin e qeverisë së re dhe Prokurorisë Speciale.
Micov tha se presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov nuk duhet t’ia kalojë mandatin partisë tjetër, që në këtë rast po fliste për LSDM-në, pasi që sipas tij, rezultatet e zgjedhjeve dëshmuan se VMRO- është fituese dhe e njëjta duhet të formojë qeverinë e re.
Sipas tij, nëse mandatohet parti tjetër përveç asaj që ka fituar zgjedhjet, legjitimiteti i dhënë nga populli rrënohet plotësisht.
“Kryetari i shtetit nuk duhet të mashtrohet dhe të jep mandat për formimin e qeverisë së re elementeve kundër-shtetërore”, duke patur parasysh me këtë frazë të fundit faktin që VMRO ka pranuar kushtet shqiptare – më saktë dygjuhësinë – parashtruar në Platformën e Përbashkët.
Kjo e fundit po pret me padurim që nga pala shqiptare t’i jepen 60 nënshkrime, si kusht i vënë nga presidenti Ivanov për t’i dhënë mandatin e formimit të qeverisë së re.
Këtë mandat, VMRO e humbi me rregull kushtetues, pasi nuk pranoi që asnjë mënyrë kushtet shqiptare. /tesheshi.com/