Instituti britanik për studime të sigurisë (RUSI) ka paralajmëruar qeverinë në Londër se lufta e re koreane është mundësi e vërtetë. RUSI bëri thirrje që të fillojnë përgatitjet për mundësinë e shpërthimit të konfliktit ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë Veriore.
Zëvendës drejtori i përgjithshëm i këtij instituti Malcolm Chalmers tha se lufta është mundësi reale, për shkak të faktit se presidenti amerikan Donald Trump është impulsiv. /tesheshi.com/