Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Instalacione që shastisin, gëzojnë, por dhe mërzisin qytetarët e Tiranës

by te Sheshi
22/01/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Instalacione që shastisin, gëzojnë, por dhe mërzisin qytetarët e Tiranës

Nga Bardha Nergjoni

Moda e instalacioneve duket se ka pushtuar këto kohë kryeqytetin tonë, Tiranën. I fundit që do të vendoset brenda muajit mars përpara Galerisë së Arteve në Tiranë është “Reja” (Cloud),  i ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto.

20160120_122429

Pas Bunkerit tek Ministria e Brendshme, një instalacion ky  i kontestuar fuqishëm, vjen nga Londra për t’u bërë pjesë e kompozimit të qendrës së Tiranës kjo “Re” prej konstruksioni çeliku, që do të luajë një funksion estetik por edhe funksional.

Ende pa u vendosur, kur në lulishten qëndron pa lëvizur një skavator gati për të hapur bazamentin, “Reja” ka tërhequr jo pak vëmendjen e qytetarëve të Tiranës. Fotografitë dhe të dhënat në rrethimin e lulishtes bëjnë punën e tyre për të informuar të rastësishmit në mosha, formime dhe bindje të ndryshme që kalojnë në trotuarin ngjitur vendit të përzgjedhur.
20160120_124204Mendimet janë pro dhe kundër, gjykimet po ashtu empirike. Në zërin e atyre që do ta shohin e shijojnë artin bashkëkohor në Tiranë, tregohet habi, kënaqësi, kundërshtim, skepticizëm. E duket se pa u vendosur ende ky instalacion e ka kryer funksionin e tij, ka tërhequr vëmëndjen.

Të profesioneve të ndryshme, qytetarët kanë mendime të ndryshme mbi “Renë” e Fujimotos. Ata të moshës së mesme e shikojnë në një tjetër mënyrë. “Na pëlqen. Është i veçantë. I jep mundësinë atyre që e shikojnë që të ngrihen mbi re, të shikojnë poshtë çfarë ndodh në këtë kohë të vështirë ku jetojmë. Duhet të ndikojnë në psikologjinë e tyre. Çdo gjë e re krijon impakt. Besojmë se nuk është një gjë çfarë do pasi vjen nga vende me kulturë, ka shëtitur, e kanë vlerësuar të tjerë. Duket ide kreative. Të shikojmë kur të përfundojë”.

Pensionistët duket se janë më të vëmendshëm ndaj lajmeve dhe kanë mësuar më shumë mbi instalacionin. Astrit Sinani, një prej pensionistëve të Tiranës shprehet se ka besim tek kryebashkiaku, që sipas tij ka shëtitur shumë.

20160120_122815

“Me sa kam dëgjuar ka qenë e instaluar në Londër. Brenda do të ketë ekspozita të ndryshme. Këto janë gjëra të reja, meqenëse ky çuni, kryebashkiaku ynë ka parë shumë, do të jetë një gjë interesante. Ai japonezi ka menduar të bëjë diçka që nuk e kanë bërë të tjerët, dhe për ne është gjë e veçantë. Të krahasosh me një pallat si ai që është përballë sigurisht që  nuk ka të krahasuar. Kjo lulishte nuk kishte ndonjë funksion tani do kemi një gjë të veçantë”.

Ka edhe nga ata që e quajnë një vepër jashtë kontekstit. Një mësuese letërsie në pension thotë se nuk ka përshtypje pozitive. “Eshtë si çiban. Nuk lidhet fare me arkitekturën përreth. Nuk kam përshtypje pozitive. Do të mbushet me plehra shumë shpejt. Por ajo që më bën më shumë përshtypje është se vendi nuk është zgjedhur i duhuri. Këto janë arkitektura të kohës së fashizmit, ndërkohë instalacioni modern, pa pikë lidhje. Duhet t’i kishin gjetur një tjetër vend”.

“Reja”, nga Londra në Tiranë

Instalacioni “Reja”, një donacion i Fondacionit Luma për instalimin në Tiranë, pasi ka qëndruar për disa kohë në Galerinë “Serpentine” në Londër, do të jetë e vizitueshëm nga publiku kryeqytetas në muajin mars. Kjo shfaqje e artit bashkëkohor është vendosur në Londër në vitin 2013 dhe është vizituar nga miliona banorë të Anglisë dhe Europës. Punimet do të zgjasin 2 muaj, çka do të thotë se vepra do të jetë gati në fillim të pranverës. “Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra. Krahas aksesit të vazhdueshëm të publikut të gjerë, “Reja” do të funksionojë si hapësirë e pavarur, me një kalendar të ngjeshur eventesh, të ndërtuar në bashkëpunim më partnerë kulturorë lokal, individë, institucione edukimi, komunitetet etj. Pavijoni është menduar si një hapësirë e lirë sociale dhe rrjedhimisht Fujimoto e ka përshkruar si “një terren transparent, një strukturë delikate, tre-dimensionale dhe çdo njësi është e përbërë nga shufra çeliku”. Frymëzuar nga strukturat organike, të tilla si pyjet, ndërtesat e Fujimoto jetojnë në harmoni mes natyrës dhe kanë një shtirje të gjerë në lidhje me territorin përreth.

 20160120_105640

Një tjetër instalacion në ndërtim

Një monument i miqësisë midis Shqipërisë dhe Kuvajtit do të jetë shumë pranë Bibliotekës Kombëtare në një nga lulishtet në qendër të kryeqytetit. Punimet kanë nisur në muajin shtatot të vitit 2015 por siç duket do të zgjasin e dhe pak kohë. Fondi kuvajtjan për zhvillimin ekonomik arab ka mbështetur ndërtimin nga bashkia e Tiranës. Si koiçidencë instalacioni është projektuar nga një studio londineze. Në projekt edhe ky instalacion tërheq vëmendjen. Qytetarët e Tiranës do të duhet të presin edhe pak për të parë të realizuar këtë fryt miqësie.

 20160120_125835

Bunkeri si instalacion

Bunkeri i menduar si portë hyrëse të tuneleve-muze pranë Ministrisë së Brendshme mori shumë vëmendje muajt e fundit duke u kthyer në kauzë edhe për protestën e dhjetorit të opozitës, e cila e cilësoi si një provokim. Instalacioni u dogj dhe tentua të shkatërrohej. Tani për tani duket se do të qëndrojë siç është deri në një vendim të dytë nëse do të shkatërrohet përfundimisht apo do të rikonstruktohet për qëllimin fillestar të ndërtimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!
Sociale & Shoqëri

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Sot, 18 vjet nga sulmi i dytë ndaj Familjes Jashari

Sot, 18 vjet nga sulmi i dytë ndaj Familjes Jashari

Lubonja flet për 21 janarin dhe thotë: vështirë të jetë qëlluar për urdhër të Berishës

Lubonja flet për 21 janarin dhe thotë: vështirë të jetë qëlluar për urdhër të Berishës

Një pjatë e ngrohtë për drekë: si të përgatisni supën me qiqra

Një pjatë e ngrohtë për drekë: si të përgatisni supën me qiqra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni