Instagram është në festë për 500 milion përdoruesit e përmuajshëm aktivë. Rritja e rrjetit social të dedikuar fotografive, i hedhur në treg si aplikacion mobile në tetor të vitit 2010, nuk po njeh më asnjë pengesë dhe regjistron 4.2 miliard pëlqime të përditshme dhe 95 milion postime çdo ditë.
Përshpejtimi i rritjes së numrit të përdoruesve në këtë aplikacion është bërë gjatë dy viteve të fundi, ku 300 milion përdorues të përditshëm komentojnë dhe postojnë në mënyrë periodike.
Një veçori tjetër e platformës së blerë nga Facebook është shpërndarja ndërkombëtare, me 80% të personave që janë regjistruar në aplikacion dhe janë përdorues aktivë, jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /tesheshi.com/