Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Inkurajohet fushata për bojkot: Po, Kosova mund ta përballojë mospraninë e produkteve serbe

by te Sheshi
18/01/2017
in Ekonomi, Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Inkurajohet fushata për bojkot: Po, Kosova mund ta përballojë mospraninë e produkteve serbe

Nga Bashkim Kastrati

Zhvillimet e fundit të Kosovës në raport me Serbinë, siç ishte arrestimi i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe tendenca për të futur një tren propagandistik-nacionalist nga Serbia në Kosovë, kanë tensionuar situatën ndërmjet dy vendeve.

Këto zhvillime kanë ndikuar që në rrjetet sociale të ndërmerret një iniciativë për bojkotimin e produkteve të Serbisë. Qytetarë dhe personalitete të ndryshme nga shoqëria civile kanë shpërndarë një thirrje të tillë për bojkot të këtyre produkteve që kanë një prani të madhe në tregun e Kosovës. Këtë fushatë e mbështesin edhe politikanët, të cilët këtë iniciativë e shohin si tentim për ta mbrojtur produktin vendor.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vlera e importeve nga Serbia gjate vitit 2016 ishte 389 milionë euro. Ndërsa eksporti i Kosovës drejt Serbisë është minimal, rreth 14 milionë euro në vit. Kujtojmë që eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi apo vetëm si tranzit pengohet vazhdimisht nga autoritetet serbe.

Tendenca për bojkotimin e produkteve serbe ka pasur në vazhdimësi, sidomos nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila ka zhvilluar fushata të ndryshme kundër produkteve serbe me moton “Duaje Tënden”, ndërkaq ka ndërmarrë shumë aksione, ku aktivistë të VV-së ka rrokullisur dhjetëra kamionë me mallra serbe.

Në vitin 2011 Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për reciprocitet tregtar me Serbinë. Ky vendim pati shkaktuar kaos tek bizneset serbe, kamionët e të cilave kishin mbetur në kufi. Krerët e bizneseve në Serbi patën bërë presion të madh ndaj qeverisë serbe për të ndryshuar kursin politik ndaj Kosovës, por një e gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që Qeveria e Kosovës e hoqi reciprocitetin pas një kohë të shkurtër.

Duke marrë parasysh që Serbia po e përdorë veriun si kartë për ta destabilizuar Kosovën në forma të ndryshme, Kosovës i mbetet në dorë një kartë e fuqishme – reciprociteti tregtar, i cili do të ndikonte drejtpërdrejt në ekonominë serbe.

Aktualisht Qeveria e Kosovës nuk po shpërfaqë indikacione se mund ta ndërmarrë një vendim të tillë, ndërsa i mbetet në dorë qytetarëve të Kosovës që të bojkotojnë ose jo produktet e Serbisë.

Por paradoksi do të ishte se si do ta priste zëvendëskryeministri i Kosovës Ramiz Kelmendi një vendim të tillë, a do të përkrahte ai si një veprim të tillë, kur dihet se rrjeti i marketeve të tij importon më së shumti produkte nga Serbia.

Si do ta përballonte tregu i Kosovës mospraninë e produkteve serbe?

Qytetarët e Kosovës janë mësuar që nga paslufta duke konsumuar në mënyrë masive produktet serbe, kjo për faktin se prania e tyre në treg është shumë e madhe, ndërsa edhe çmimi më i ulët. Kjo paraqet një sfidë tek bojkotimi nga ana e qytetarëve dhe vetëdijesimi i tyre për të mos blerë produkte serbe, prandaj efektin më të madh do të kishte reciprociteti tregtar.

Ka disa vite që nëpër qarqe ekonomike është diskutuar për ndalimin e produkteve serbe dhe zëvendësimin e tyre me produkte të tjera. Oda Ekonomike e Kosovës ndër vite ka bërë thirrje për reciprocitet, ndërsa krerët e saj kanë deklaruar se mosprania e produkteve serbe në tregun e Kosovës nuk do të ishte problem për Kosovën, siç thoshte Safet Gërxhaliu, kryetar i kësaj ode “tregtia është si uji” dhe zëvendësimi mund të bëhet pa problem nga vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia si dhe vende tjera.

Për këtë çështje u patën realizuar takime edhe me krerë të bizneseve të Turqisë dhe ky vend që konsiderohet mik i Kosovës është parë si alternativë serioze në furnizimin e Kosovës me produkte të ndryshme në rast të reciprocitetit me Serbinë, ndërsa çmimet nuk do të ndryshonin shumë.

Bojkoti i produkteve serbe do të ndikonte pozitivisht në ekonominë e Kosovës

Njohësit e fushës së ekonomisë thonë se duhet përkrahur bojkoti i produkteve serbe dhe se një bojkot masiv apo ndalim i importit të mallrave serbe nuk do ta destabilizonte shumë tregun e Kosovës, pasi për një kohë të shkurtër të gjitha ato produkte do të zëvendësoheshin me produkte tjera. Ata thonë se për këtë arsye është e rëndësishme që të rritet prodhimi vendor në Kosovë, gjë që do ta ndihmonte edhe më shumë bojkotin e produkteve serbe.

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se së pari është detyrë kombëtare bojkotimi i produkteve serbe, për shumë arsye meritore jo vetëm për ta dëmtuar ekonomikisht por për ta vetëdijesuar shtetin serb sepse është shtet dhe e ka në dorë zhvillimin ekonomik të Serbisë.

“Nuk ka më shqiptarizëm se sa me i bojkotua produktet e armikut serb, madje është obligim i Qeverisë që të hartoj politika reciprociteti me një shtet agresor siç është Serbia. Në mungesë të produkteve serbe importuesit kosovar do të duhej të orientohen nga Shqipëria, Sllovenia, Turqia, Austri e me një fjalë nga vendet e BE-së. Qeveria do të duhej t’i jepte vërejtje zëvendësit e saj (Ramiz Kelmendi red.) që të distancohet nga importi dhe reklamimi i produkteve serbe, të cilat janë edhe kancerogjene, jo cilësore”, thotë Beqiri.

Ndërkaq ekonomisti tjetër Mustafe Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se reagimi i shoqërisë civile përmes rrjeteve sociale është duke e bërë një punë jashtëzakonisht të mirë që është për t’u përshëndetur dhe meriton përkrahje.

“Iniciativa është e mirëseardhur, e meta e saj është fakti se është e vonuar dhe shpresoj që të ketë efektin sikurse në rastin e trenit që edhe në këtë rast të reflektojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Kosova ka një përvojë të mirë me reciprocitetit karshi Serbisë, kur ish ministrja e Ministrisë dhe Tregtisë Mimoza Kusari-Lila me një vendim bëri që për një muaj të ketë reflektim pozitiv te bizneset e sidomos te prodhuesit vendor ku bizneset atë kohë përveç që shtuan qarkullimin, pati reflektim edhe në punësim, këtë e them me kompetencë dhe përgjegjësi sepse kam qenë dëshmitar i asaj kohe si menaxher i shitjes”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se bojkoti i produkteve serbe i ka të gjitha anët pozitive të medaljes, si rritje e prodhimit vendor, rritje e  punësimit sepse produktet serbe që importohen në Kosovë janë kryesisht produkte konsumi, ku një pjesë të konsiderueshme i plotëson vet Kosova dhe njëkohësisht Kosova mund të shfrytëzojë Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë dhe efekti në rritje të çmimit mund të jetë shumë i vogël mos me thënë fare.

“Por për fatin jo të mirë jam skeptik, sepse elita politike në Kosovë dhe sponzorizuesit e tyre janë përfaqësues të shumë produkteve Serbe pa përmendur me emra për këtë ka njohuri edhe  opinioni i gjerë në Kosovë”, thotë Kadriaj.

Marketi që ia doli me sukses të bojkotojë produktet serbe

Në Kosovë ka markete që kanë bojkotuar tash e sa vite produktet serbe. Tesheshi.com pati raportuar për një market të tillë në Komunën e Ferizajt. Pra, në këtë supermarket nuk ka fare produkte serbe, ato janë zëvendësuar me produkte vendore, ndërsa kur nuk ka pasur zëvendësime, janë importuar nga vende të tjera.

Kjo iniciativë është përkrahur edhe nga një pjesë e qytetarëve, sepse ka nga ata që janë bërë konsumatorë të këtij supermarketi vetëm për faktin se i ka thënë “JO” produkteve serbe.

Remzi Bytyqi, menaxheri i “Plus market” në Ferizaj, ka thënë se fillimisht ka qenë sfiduese të ndërmerret vendimi që të mos shesin asnjë produkt të Serbisë në supermarketin e tyre. Ai ka thënë se ka qytetarë që vijnë të blejnë në këtë market vetëm për faktin se aty nuk ka asnjë produkt të importuar nga Serbia dhe kjo iniciativë ju ka pëlqyer. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Kryeministri francez kërkon krijimin e një sistemi të pavarur mbrojtjeje në Europë

Kryeministri francez kërkon krijimin e një sistemi të pavarur mbrojtjeje në Europë

Vettingu: Kushtetuesja zbardh vendimin, nesër mbërrijnë “mjeshtrat”e BE-së

Vettingu: Kushtetuesja zbardh vendimin, nesër mbërrijnë “mjeshtrat”e BE-së

Momenti emocionues, futbollisti i Chapecoense ecën për herë të parë pas rënies së avionit (video)

Momenti emocionues, futbollisti i Chapecoense ecën për herë të parë pas rënies së avionit (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni