Pos injorancës gjuhësore, në median shqiptare, siç në këtë rast, has jo pak dhe injorancë gjeografike.
Te ky titull, gazetari që e ka formuluar duhet ta dijë se Bularati dhe Dropulli nuk janë dy fshatra të ndryshëm, por se Bularati është fshat brenda Dropullit, siç janë dhjetra sosh nga Gjirokastra deri në Kakavijë, banuar nga minoriteti grek. Pra, Dropulli është zonë e jo fshat; zonë me disa fshatra.
“Sipas agjendës, Kasselakis, do të hyjë në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kakavijës në orën 09:30 dhe do të drejtohet drejt fshatit Bularat, ku do të vizitojë shkollën dhe varrezat e qytetit.
Më pas lideri i opozitës në Greqi do të drejtohet drejt bashkisë së Dropullit, ku do të ketë takime në Jorgucat, në Vanistër dhe Vrisera”, shkruhet në lajm, ku Bularati del o fshat e zonë më vete nga Dropulli.
Jo! Bularati, ashtu siç Vanisteri dhe Vriseraja janë fshatra të Dropullit.
Dhe të mendosh se kjo padije trishtuese gjendet te një media me emër prestigjoz – Euronews(shqiptar).
Media me emër global që punon pa filtra redaktues apo korrektues(!).