Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkoi në Presidencës, para kreut të shtetit Ilir Meta, për ta informuar këtë të fundit në lidhje me situatën.
Në komunikatën zyrtare pas takimit, thuhet se Presidenti Meta dhe Ministrja Manastirliu theksuan se “është me rëndësi jetike rritja e efikasitetit të masave mbrojtëse, përmes ndërgjegjësimit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe rritjes së frymës së bashkëpunimit, pasi objektivi madhor i përbashkët duhet të jetë vetëm mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare”.
Për Manastirlliun, “strategjia që po ndjekim ka nevojë për bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën e shkaktuar si pasojë e COVID-19”.
“Vetëm nëpërmjet zbatimit të masave dhe protokolleve, nëpërmjet shembullit personal, do të mundemi t’ia dalim së bashku, edhe në këtë fazë të pandemisë”, mësohet të jetë shprehur ajo. /tesheshi.com/