Kanë rezultuar të infektuar me koronavirud dhe dy figura publike të kohëve të fundit, dy vëllezërit Budina, protagonistë të kauzës së Teatrit.
Kryeministri Rama, “hasmi” i tyre, shkroi se i vinte keq për këtë fakt e se do donte shërim të shpejtë për të dy.
“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkroi shefi i qeverisë.
Ndërkohë, kujtojmë se ç’prej më shumëse dy javësh, që ditë pas prishjes së godinës së vjetër të TK-së, Budinajt kanë ndërmarrë një tur në disa qytete të Shqipërisë për mbledhje firmash në funksion të kauzës së tyre. /tesheshi.com/