Kina ka raportuar raste të reja të koronavirusit në Wuhan, për herë të parë që nga 3 prilli.
3 nga 14 raste janë regjistruar në Wuhan – shumica e tyre në qytetin verilindor të Shulan, por shumica e pacientëve në atë qytet kanë të bëjnë me grupin e pacientit të parë dhe me njerëzit që ishin në kontakt me të.
“Kontrolli dhe parandalimi i epidemisë është një çështje serioze dhe e komplikuar. Autoritetet lokale kurrë nuk duhet të jenë shumë optimiste dhe tepër të qeta”, tha sekretari i Partisë Komuniste lokale, Bayon Chaolu.
Rastet e reja u raportuan të dielën, kur u regjistrua numri më i madh i të infektuarve që nga 28 prilli.
Forbes raporton se pjesë të tjera të Kinës kanë raportuar edhe raste të reja – qytetet Harbin dhe Shenyang. Reuters raporton se rasti në Harbin është një burrë 70-vjeçar që ka qenë në karantinë që nga 9 prilli dhe i cili testoi negativ shtatë herë, dhe më pas rezultatet u bënë pozitive.
Përhapja e virusit në Kinë tregon se problemi më i madh janë bartësit asimptomatikë të virusit – ashtu si është rasti me pacientët e rinj në Wuhan. Askush nuk ka simptoma. Vlen të theksohet se Kina nuk përfshin raste asimptomatike në numrin zyrtar të pacientëve. /tesheshi.com/