Zyra e prokurorit zviceran ka hapur një hetim zyrtar për veprat kriminale kundër presidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, pretendon Reuters.
Infantino akuzohet për veprime kriminale të panjohura deri më tani me prokurorin e shtetit zviceran Michael Lauber, kundër të cilit gjithashtu është hapur një hetim.
Lauber dha dorëheqjen javën e kaluar pasi një gjykatë zbuloi se ai kishte gënjyer për takimin me Infantinon në një kohë kur zyra e tij po hetonte korrupsionin në FIFA.
Lauber dhe Infantino kanë mohuar përfshirjen në aktivitete kriminale, pretendon agjensia britanike.
Infantino zëvëndësoi Sepp Blatter në krye të FIFA-s, i cili dha dorëheqjen në fund të vitit 2015 nën dyshimin për korrupsion. /tesheshi.com/