Autoritetet në Indonezi kanë përdorur metoda të pazakonta për të detyruar njerëzit të mbajnë maska mbrojtëse, sipas Jakarta Post.
Në disa provinca, banorët e kapur në vende publike pa maskë thuhet se janë mbyllur për disa minuta në arkivole që përdoren për të transportuar viktimat e virusit COVID-19.
Tregtarët në tregun e qytetit Probolingo në bregdetin verior të Java-s lindore kanë pësuar një dënim të tillë dhe disa prej tyre janë ndaluar përkohësisht të punojnë.
Kjo nuk është mënyra e vetme e pazakontë e ndëshkimit për mosmbajtjen e maskave: Disa u detyruan të pastronin tregun dhe ujërat e zeza atje. /tesheshi.com/