Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“The Indipendent”: Jared Kushner nuk siguroi huanë 500 mln dollarë nga Katari para se të nxiste Trump kundër vendit

by te Sheshi
13/07/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
“The Indipendent”: Jared Kushner nuk siguroi huanë 500 mln dollarë nga Katari para se të nxiste Trump kundër vendit

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, u përpoq dhe nuk ia arriti të sigurojë një hua prej 500 milionë dollarësh nga një prej biznesmenëve më të pasur të Katarit, përpara se të nxiste vjehrrin e tij, Donald Trump të ndërmerrte një qëndrim të ashpër ndaj këtij vendi.

Dyshimet ngrihen nga gazeta “The Indipendent”, në një artikull të së cilës thuhet se ndërthurja midis marrëveshjeve të pronave të paluajtshme të Kushner dhe çështjeve ndërkombëtare vë në dukje vështirësitë e një administrate të rrethuar nga një numër i paprecedent konfliktesh interesi.

Në fillim të karrierës së tij me pronat e paluajtshme, Kushneri kishte blerë një ndërtesë në Nju Jork, për 1.8 miliard dollarë – rekord për kohën.

Por, tashmë, më shumë se një e katërta e hapësirave për zyra në këtë ndërtesë është bosh. Sipas gazetës “The New York Times”, ndërtesa nuk ka gjeneruar mjaftueshëm para për të paguar borxhet e tij për disa vjet, duke e detyruar kompaninë Kushner të mbulojë diferencën prej shumë milionë dollarësh.

Në vitin 2015 – ndërsa Donald Trump niste fushatën e tij për t’u bërë president – Kushner punonte me babain e vet për të mbajtur pronën larg falimentimit. Ai u fokusua tek miliarderi nga Katari, sheiku  Hamad bin Abdullah Al-Thani (HBJ) si një investitor potencial.

HBJ me kohë ra dakord për të investuar 500 milionë dollarë në atë pronë, thonë burime të “The Intercept”, me kushtin që kompanitë Kushner të gjenin pjesën tjetër të parave për projekin shumë miliardë dollarësh.

Kompanitë Kushner iu drejtuan për ndihmë kompanisë kineze të sigurimeve, Anbang. Kompania në fjalë ra dakord të jepte 4 miliardë dollar hua ndërtimore për të zhvilluar pronën në fillim të marsit. Por disa javë më pas, Anbang u tërhoq për shkak të rritjes së shqetësimit për konflikt interesi.

Pa ndihmën e Anbang, kompanitë Kushner nuk mund të plotësonin kërkesat për financimin e pjesës së mbetur të projektit me miliarderin  HBJ. Sipas një burimi në rajon, HBJ e anuloi marrëveshjen. Sipas një tjetër burimi, ai thjesht e shtyu atë.

Në të dyja rastet, kriza diplomatike me në qendër Katarin shpërtheu shumë shpejt pas këtyre ngjarjeve. Në fillim të qershorit, të paktën gjashtë vende të rajonit të Gjirit ndërprenë ose reduktuan lidhjet me vendin, duke pretenduar se ai financonte terrorizmin.

Vendet publikuan edhe një listë me kërkesa të domosdoshme që Katari të rifitonte lidhjet e humbura, ku përfshihet edhe mbyllja e rrjetit televiziv Al-Jazeera, ndërprerja e lidhjeve me disa grupe islamiste dhe kufizimi i tyre me Iranin, si dhe dëbimi i trupave turke.

Këto lëvizje bënë që kombi i vogël dhe i izoluar të kalonte në një spirale ekonomike. Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpejt inkurajoi vendet të angazhohen në një “dialog të qetë dhe reflektues” dhe kërkoi mos përshkallëzim të mëtejshëm nga palët në rajon.

Sidoqoftë, Trump lëshoi një sërë kritikash ndaj këtij vendi, duke e cilësuar atë “financues të terrorizmit në një nivel shumë të lartë”.

“Eshtë kaq mirë të shohësh sesi vizita në Arabinë Saudite me mbretin dhe 50 vende po paguhet”, shkroi ai në rrjetet sociale më 6 qershor. “Thonë se do të ndërmarrin një vijë të ashpër ndaj financimit të ekstremizmit dhe gjithë referencat të çojnë drejt Katarit”.

Pozicioni i presidentit e zuri Tillersonin në befasi, dhe burime thonë se ai dyshoi se pas gjithë kësaj qëndronte Kushner.

Një burim i afërt me Tillerson tha për “American Conservative” se  sekretari i Shtetit është i bindur se disa nga komentet e Trump janë shkruar nga ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe,  Yousef Al Otaiba – mik i ngushtë i Kushner.

“Otaiba ndikoi tek Jared dhe Jared ndikoi tek Trump”, tha burimi. “Çfarë rrëmuje”.

Por, edhe nëse rrëfimi i këtij burimi është i vërtetë, ende nuk jepet përgjigje për pyetjen përse Kushner dëshironte të bindte presidentin të fliste hapur kundër Katarit.

Arsyet e Tillerson për të mbështetur vendin e vogël e për të apeluar një përfundim të shpejtë të konfliktit, sidoqoftë, janë më të qarta. Shtetet e Bashkuara kanë një bazë ajrore mjaft kyçe në atë vend, prej nga u drejtuan fushatat ajrore kundër ISIS në Irak dhe Siri e që ndihmon të mbrohet Izraeli.

Tillerson është nisur prej së hënës në një udhëtim në Turqi, Kuvajt, Emirate, Katar dhe Arabi Saudite për të ndihmuar në ndërmjetësimin e fundit të krizës. Kompanitë Kushner nuk i janë përgjigjur kërkesës së “The Indipendent” për koment.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Përzierja që i bën thembrat tuaja të duken perfekte

Përzierja që i bën thembrat tuaja të duken perfekte

Mogherini, vërejtje Serbisë për Kosovën, por “njohjen” nuk e përmend

Mogherini, vërejtje Serbisë për Kosovën, por “njohjen” nuk e përmend

Nga Ermir HOXHA: Për Kikinë, Çulin, dhe gratë e “dhunuara” në plazhe

Nga Ermir HOXHA: Për Kikinë, Çulin, dhe gratë e “dhunuara” në plazhe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni